Burani

Burania ka hyre perhere ne gjellet mia te preferuara me spinaq madje dhe e para qe kam mesuar te bej me kete perime:)

Sado qe eshte mjaft e aplikuar dhe e gatuar shume tek ne dhe megjithese jam e sigurte se shume prej jush e dine , une e gatova disi me ndryshe kete here ndaj doja ta ndaja me ju.

Per 4 porsione ju duhen:

1 kg spinaq

2 karrota

2 qepe mesatare

nje grusht sherije supe (si ato qe duken ne foto)

2 luge vaj ulliri (luge druri e kam llafin)

kripe,piper

pak vegeta

uje sipas deshires

Pritini karrotat ne forme kubike ose rretha te holle dhe zijini pakez ne fillim.Lajeni spinaqin mire dhe grijeni dhe ate holle, po ashtu dhe qepet grijini holle.

Sherijet e supes (mund te perdorni dhe oriz nuk prish pune), shpelajini mire ne uje te ngrohte qe ti iki niseshteja e tepruar.

Vini se pari qepet e grira te skuqen pakez ne tenxhere dhe me tej shtoni dhe spinaqin e karrotat , si dhe sherijet.Prisni ca deri sa spinaqi te bjere dhe mblidhet ne menyre qe ta leshoje komplet lengun e vet dhe shtojini uje me sy.

Nderkohe shtojini dhe piperin,kripen dhe vegeten dhe lijeni te zihet ne zjarr te ulet,derisa sherijet dhe karrotat te jene zier sa duhet dhe uji i tepert te jete thithur.

Opsionale: perpara servirjes mund ti hidhni dhe nje veze siper dhe ta skuqni siper spinaqit , keshtu ta hani gjellen me veze siper.

Po ashtu sipas deshires gjelles mund ti shtoni dhe salce dhe kime.

Servireni te ngrohte dhe mos harroni dhe kosin se i jep shume lezet:)

Ju befte mire!

Categories: creative, healthy, kitchen art, mediterranean, photography, traditional, veggie | 4 Comments

Gezuar 8 marsin-Kek i thjeshte me puding dhe fruta

Se pari dua t’ju uroj te gjitha femrave shqiptare gezuar 8 marsin!

Sot po ju jap nje recete keku te thjeshte.

Per ta pergatitur kete kek te thjeshte mund te perdorni edhe kek te gatshem (une kete here keshtu e bera) por dhe kek te bere ne shtepi .Per kekun e bere ne shtepi veproni sipas recetes se meposhtme:

3 veze

1 gote vaj

1,5 gote sheqer

1 luge çaji sode buke

1 gote kos

miell me sy sa te krijohet nje brume elastik

Per kekun: Se pari rrihni vezet me sheqerin mire dhe me pas shtoni vajin dhe kosin dhe perzijeni serish.Me pas shtoni miellin ku do te keni hedhur dhe soden e bukes.Perzijeni mire deri sa te krijohet nje si brume elastik.Me pas derdhni kallepin e kekut qe do ta keni lyer me pare me pak gjalpe. Me pas vijeni te piqet ne 170 gr C perreth 40′ ne furren qe do ta keni ngrohur pak çaste me pare.Me pas nxirreni nga furra dhe lijeni te ftohet pak dhe ndajeni me pas me kujdes ne dy pjese.

Per pergatitjen e pudingut ju duhet:

1 Kg qumesht

1 gote sheqer

3/4 gote uji miell

1 pakete vanilje e cila do te shtohet ne tenxhere gjate kohes qe perzihen asortimentet .

1 pakete kakao

1 veze

50 gr gjalpe/margarine i shkrire dhe i nxehte

dy luge arre kokosi pluhur

1/2 gote uje

Perzijini te tera asortimentet ne zjarr te ulet tere kohes duke u kujdesur qe mielli te mos kokerrzohet.Me tej lijeni te ftohet pak .

Nderkohe hidhni siper kekut pakez qumesht me neskafe.Me tej shtroni siper gjysmes se kekut gjysmen e pudingut.

en 002

Siper mund ti hidhni dhe pakez bajame,arra,lajthi etj sipas deshires suaj.Po ashtu dhe frutat qe deshironi ti shtoni si luleshtrydhe,kivi,banane etj.Me pas vijini siper dhe katin e dyte te kekut , sperkateni dhe kete me pak qumesht me neskafe dhe lyjeni serish siper me pudingun e mbetur.Me tej zbukurojeni me fruta siper.

Servireni te fresket.Ju befte mire!

Categories: coffee, desert, food | 5 Comments

Receta “kafshatash”

Sot po ju jap dy receta te thjeshta “kafshatash” , perkthyer kjo e fundit mekanikisht nga amerikançja:) “snacks”.”Kafshatat” kane fituar prioritet kohet e fundit ne fushen e kulinarise dhe klientet me te mire te tyre jane te tere ata qe duan te ushqehen kendshem,lehtshem dhe me variacion.Te qenurit i tyre te lehta dhe te kollajshme per tu mbajtur i ka bere ato shume te pelqyera dhe te superporositura sidomos ne ambjente pune,panairesh,etj etj.

Qe te dyja recetat e “kafshatave” qe do ju jap sot jane shume te thjeshta,te shpejta ne pergatitje dhe light:) Nje treshe kjo mese e nevojshme ne ditet e sotme , te mbushura plot me stres dhe detyrime te perditshme.Duke menduar se dhe vera eshte prane dhe s’na ka ngelur shume kohe per te zhdukur gjynafet e dimrit , po ju jap keto dy receta te cilat jane pergatitur enkas me kos dhe perime per t’ju freskuar njekohesisht. Sigurisht qe keto te fundit mund te perdoren fare mire dhe si meze per raki shkojne qe te dyja.

Receta nr.1 (foto perkatese nr.1): Hajdari

Eshte nje lloj mezeje shume e perhapur ne Turqi.Per pergatitjen e nje racioni te tij duhen:

1 gote uji salce kosi

4 luge vaj ulliri

2 thelbinj hudhre te shtypur mire

pak koper

piper i kuq

kripe

(sipas deshires mund ti shtoni dhe pak djathe te bardhe ne rende.ne nje rast te tille ne vend te kopres shtojini nanexhik te thate)

Perzijini mire te tera asortimentet dhe lijini nje fare kohe sa erezat apo perimet te leshojne aromen e tyre.

Salce me laker te kuqe:(foto perkatese nr.2)

Per nje tas te madh me kete salce ju duhen:

çerek lakre e kuqe mesatare

5-6 luge kos i trashe ose salce kosi

pak koper

2 thelbinj hudhre

pak vaj ulliri

kripe

3 luge vaj ulliri

Grijeni lakren e kuqe holle dhe persegjati.Po ashtu grini holle dhe hudhren.Perzijini te tera asortimentet me njera tjeteren dhe serish lerini nje kohe qe te leshojne aromen.

Salcat per “kafshatat” jane gati.Ju befshin mire!

Categories: creative, flash, life style, mediterranean, meze, traditional, turkish cuisine, veggie | 2 Comments

Supe me laker te kuqe

Lakra e kuqe eshte nje nga perimet me te pelqyera sidomos tani gjate kohes se dimrit qe ka dhe kohen e saj. Ajo qe ja jep ngjyren e kuqe lakres , jane karotenoidet qe permban.Gjate perdorimit, vlerat ushqimore te lakres kthehen ne vitamine A , shume e vlefshme kjo e fundit dhe e shumeditur ne efektin pozitiv ne shikim, rritje te qelizave dhe zhvillimit te pergjithshem.Po ashtu eshte forcuese e zemres.

Receta e supes qe do ju jap sot eshte gjithashtu shume e thjeshte ne aplikim.Mua me terheq dhe nga pamja e saj, sepse eshte shume e veçante dhe simpatike:)

Per 4 persona ju duhet:

gjysem lakre e kuqe e grire holle

gjysem kavanozi me bizele

2 patate

2 karrota

sherije supe

vaj ulliri (3 luge)

uthull (sipas deshires tuaj)

kripe

1 buljon ose pak vegeta

uje me sy

Grijini patatet dhe karrotat ne forme kubash te vegjel dhe lakren e kuqe holle.Vijini te zihen nje hop ne ujin ku do te shtoni dhe buljonin.Pasi te jene zier pakez, shtoni dhe bizelet dhe zijini serish.Me ngadale shtoni dhe vajin e sherijet si dhe kripen.Lerini te zihen ne zjarr te ulet deri sa perimet ta kene leshuar komplet aromen e tyre dhe te jene zbutur mire.Sipas deshires mund ta perzini dhe holloni supen dhe ne mikser pasi te jete ftohur pak.

Perpara servirjes hidhini pak uthull.Sherbejeni te nxehte.

Ju befte mire!

Categories: food, healthy, mediterranean, soup, veggie | 4 Comments

Presh me pure patatesh

Preshi eshte nje nga perimet e dimrit qe dua me shume.

Emri i preshit vjen nga persishtja e vjeter ne te cilin quhej “pyrhasa” dhe vjen ne kuptimin plot me vlera , per shkak te vlerave te shumta qe ka nga ana e vitaminave,mineraleve. (vitamina, B1,B3,C si dhe fosfor,kalçium,hekur,potasium,natrium,magnez,fibra,proteine,karbohidrate dhe 0% kolesterol).Qe ne kohet e vjetra eshte perdorur gjeresisht ne kuzhine per shkak te vlerave te mesiperme.Dihet se sherben ne problemet e tretjes-zorreve,semundjet e lekures,forcimit te damareve te gjakut.Po ashtu eshte mik i veshkave, duke ndihmuar hedhjen jashte te shume substancave helmuese.

Tani te kalojme tek receta qe do t’ju jap sot dhe e shpika vete.Preshi me duket nje perime e veçante sepse shijen e tij mund ta pershtatim si ne gjelle pikante po ashtu dhe ne gjelle me arome me te bute ndaj guxova ta pergatis ne kete menyre.

Per 4 persona:

1/2 kg presh
4 patate mesatare
krem qumeshti
1/2 kg qumesht ose sipas deshires tuaj e caktoni vete me sy
gjalpe ose margarine bimore sipas deshires tuaj
kripe
shafran
1 veze

Se pari grijeni preshin ne rrathe te vegjel te holle pasi ta keni lare mire sigurisht.Nese deshironi mund ti jepni nje vale te lehte ne uje sa per ti zbukur pak ose ti zbusni pakez duke i bere benmari.
Nga ana tjeter pergatisni purene e patateve .Ne nje tas hidhni vezen, ,kripen,shafranin dhe kremin e qumeshtit dhe perzijini.Me pas hidheni kete te fundit siper preshit dhe perzijeni nje hop.Ne fund shtoni dhe purene dhe vazhdoni ta perzini.Ne rast nevoje mund te shtoni dhe pak qumesht.Lereni te zihet ne zjarr te ulet duke e perzier vazhdimisht qe te mos ju ngjitet.
Ne rast deshire mund dhe ta fusni ne mikrovale dhe ta mbaroni proçesin e gatimit aty.
Servireni te nxehte.
Ju befte mire!

Categories: creative, food, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography, veggie | 6 Comments

Bamja: Aristokratja e paperfillur

Nuk e di nese e keni degjuar po jo , qe bamja, kjo perime me origjine nga Etiopia, eshte quajtur si nje nga perimet aristokrate.

Kjo mbase nga çmimi i saj perhere i larte i tregut, i cili shkaktohet ngaqe bamja eshte nje perime shume delikate ne rritje dhe ne perdorim.por kete epitet e gezon prej kohesh ne kulinari.Dhe megjithate, duket se gezon vetem epitetitin se nuk mund te thuhet se egziston simpatia ndaj saj ne nje rang me vlerat e kesaj perimeje.Madje shume veta i kane vene nje epitet tjeter qe nuk shkon me tematiken dhe oreksin qe synon kjo faqe te hape :) ndaj s’po e shkruaj ketu.Per t’ju shmangur esesences ngjitese qe bamja leshon , duhet bere kujdes gjate prerjes se saj duke mos e prere direkt ne majedhe duke e hequr menjehere pjesen e bishtit, por duke e prere rreth e rrotull zones se bishtit pak si me maje.
Vlerat qe permbajne 100 gr bamje:30 kalori,2,2 gr proteine,8,7 gr karbonhidrate,0% kolesterol,0,2% yndyre,1 gr. fibra,5 mgr fosfor,17 mg kalçium, 0,1 mgr hekur,20 mgr natrium,18 mrg potasium,5 mgr magnez,60 IU vitamine A,0,02 mgr vitamine B1,0,02 mgr vitamine B2 dhe 5 mgr vitamine C.Mund te permbaje dhe minerale dhe vitamina te tjera ende pazbuluara.(info nga :www.sagliksayfam.com)
Vlerat e bamjes:Ne saje te fibrave qe permban , ndihmon sistemin tretes.Po ashtu vlen dhe kundra rasteve te keputjes ne saje te mineraleve dhe vitaminave qe zoteron.

per me shume informacion rreth bamjes: http://en.wikipedia.org/wiki/Okra

 

ja dhe receta per nje gatim te thjeshte dhe te shpejte te bamjes:

Per 4 persona:

1 kg bamje te fresketa

2-3 domate mesatare te pjekura

2 speca jeshile

1 qepe e madhe

250 gr mish i grire viçi

nje grusht majdanoz

kripe,vaj, piper i zi

uje alla mama size (a.k.a me sy:D)

Se pari skuqni pakez qepet dhe me pas shtoni siper dhe specat dhe domatet e grira ne copa te vogla.Me pas shtojini dhe mishin e grire dhe perzijeni nje hop.Se fundmi shtojini dhe bamjet qe i keni lare dhe pastuar siç folem me lart (per me shume efikasitet ne mosrrjedhjen e lengut te padeshirueshem, lijini bamjet pak ne uje me limon)dhe uje e kripe sipas deshires suaj dhe lerini te zihen ne zjarr te ulet.Pasi te jene zier nje cope kohe , futini ne nje tepsi dhe piqini ne furre .Ose dhe mund ta leni te zihet ne zjarr ne tigan/tenxhere gjate tere kohes deri sa te behen.Servirini te nxehta.

Ju befshin mire!

Categories: creative, food, healthy, mediterranean, veggie | 13 Comments

Breakfast of kings:)

Ja ku po vij serish me nje menu mengjesi.Nje menu mengjesi qe mua me pelqen shume dhe me jep energji pozitive sa here e aplikoj:)

Fergese ne stilin turk (qe jua kam dhene me pare por sot po sjel pak me ndryshe) dhe leng portokalli-mandarine-limoni jeshil,qitro dhe xhenxhefili.

Se pari lengu: sasine e agrumeve vendoseni vete sipas personave .per nje person: nje cope nga çdo agrum i lartpermendur dhe nje cope e vogel (sa nje bajame psh) xhenxhefili i fresket.Xhenxhefilit hiqjani lekuren dhe grijeni holle.Me pas shtrydhni lengun e agrumeve dhe perzijeni me copat e xhenxhefilit ne mikser.Lengu eshte gati.

Per fergesen per 1 person:

2 speca jeshile

1 domate e madhe e pjekur

1 veze

1 grusht majdanoz

2 feta te holla djathi pice

pak piper i kuq

kripe

vaj

Pritini specat dhe domatet holle.Po ashtu dhe majdanozin.Skuqini pak specat dhe me tej shtoni dhe domaten dhe lijini te zihen pak ne zjarr te ulet ne lengun e domates.Me pas shtojini kripen,vezen te cilen do ta hidhni te paperzier siç eshte, dhe fetat e djathit.Lereni pak ne zjarr qe te shkrihen fetat e djathit dhe veza te piqet.Servireni te nxehte me piper te kuq siper.Ju befte mire!

Categories: breakfast, creative, food, fruit, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional, turkish cuisine, veggie | 10 Comments

Sultjash

Nuk e di se ç’mendoni juve per sultjashin , madje jam e sigurte qe disa prej jush do te kene rrudhur buzet kur e ka lexuar emrin , pasi çuditerisht ka shume veta qe nuk e pelqejne kete embelsire kaq te mire qumeshti.

Per mua sultjashi ka nje vend te veçante.Eshte shume i rendesishem, jo vetem sepse eshte nje embelsire e shendetshme dhe e lehte (mgjth lehtesia varet nga sasia e sheqerit te perdorur ne te:).
Per mua sultjashi ze nje vend te veçante me teper per faktin sepse me kujton shtepine, mamin , perkujdesjet,ngrohtesine familjare,fundjavat e bukura dhe shume momente te tjera te ngrohta.Edhe sot e kesaj dite , sa here vizitoj shtepine, mendoj me kenaqesi se me pret tasi i dashur i sultjashit te mamit tim ndaj siç mund ta merrni me mend nuk eshte thjesht nje embelsire per mua, por rit :)
Pergatitja e sultjashit eshte shume e lehte:
Per 4 persona:

1 lt qumesht
sheqeri me sy (zgjidheni vete se sa doni une per vete i fus pak, se me vel shume sheqer)
nje grusht i mire orizi
uje me sy

Se pari zijeni orizin ne uje ,prisni deri sa orizi ta pije ujin dhe me tej hidhni ne tenxhere qumeshtin siper.Me pas shtoni dhe sheqerin.Perzijeni pak ne fillim pastaj lejeni te zihet vete ne zjarr te ulet.
Sipas disa recetave  shtohet dhe miell apo niseshte por une nuk do tua keshilloja.Nese e beni sultjashin ne menyren e mesiperme do te perfitoni nje sultjash te lehte dhe teper te shijshem.Lereni ne zjarr te ulet derisa te trashet.Me tej lijeni te ftohet pak dhe shperndajeni neper tasa.Siper mund ti hidhni kanelle ,arra,karafil dhe çfare te doni ju per ti shtuar eren dhe shijen.
Ju befte mire!

Categories: desert, food, kitchen art, photography, traditional | 13 Comments

Petulla Sardelesh

E quajta petulla sepse ka disa detaje qe te kujtojne petullat ne pergatitjen e saj.

Per 4 persona ju duhen:

16 sardele

kripe,piper i zi

per miksin qe do lyejme sardelet perpara skuqjes duhen:

pakez miell (mund te perdorni dhe miell dritherash)

nje veze

pak qumesht

Sardelet pastrojini mire dhe hiqjani halat.Me tej hidhini kripe dhe piper te zi siper dhe vendosini dy sardele njera mbi tjeteren siç duket dhe ne foto.Me pas lyjini me miksin qe ju treguam si me siper (miell,veze,qumesht) dhe hidhini te skuqen ne taven me vaj shume te nxehte ne menyre qe te pije sa me pak vaj.

Shijon shume me sallatat recetat e te cilave ju kam dhene nje post me pare, jo per gje por rukola shkon tej mase me peshkun.

Ju befte mire!

Categories: creative, fish, flash, food | 4 Comments

2 sallata dimri

Sot po ju jap dy sallata te tjera dimri , shume te shijshme dhe te thjeshta ne pergatitje.

Sallate me finok,karrota dhe qepe.

Per nje sallate per 4 persona ju nevojiten:3-4 finok, 2 karrota ,4-5 qepe te njoma,pakez majdanoz,kripe,vaj ulliri dhe 1/2 leng limoni.

Zijini finokun dhe karrotat.Me pas grijini te holla ne pjate.Siper shtoni dhe qepet e njoma te grira dhe keto holle, po ashtu dhe majdanozin dhe me vone sperkatini me vajin e ullirit, lengun e limonit dhe kripen.Sallate eshte gati!

Sallate me rukola dhe arra:

Per 4 veta ju nevojiten: nje tufe e madhe me rukola, dy domate te kuqe te pjekura, nje grusht me arra te therrmuara jo shume imet, djathe i bardhe i prere ne copa te vogla si dhe vaj ulliri,kripe dhe leng limoni .

Grijeni rukolen me dore dhe jo shume imet.Siper shtojoni domatet e prera si per sallate dhe arrat e djathin e prere ne copa te vogla.Ne fund shtojini vajin,lengun e limonit dhe kripen.

JU BEFSHIN MIRE TE DYJA SALLATAT!

Categories: creative, flash, food, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, meze, photography, salad, veggie | 6 Comments

Prevede Ftoi

Sot po ju jap receten e prevedese se ftoit , te cilen mund ta perdorni si per te embeltuar gojen, po ashtu dhe mbi pasta apo embelsira te ndryshme.Mendova ta bej me ftua pasi tani ka dhe kohen.Receta dhe pergatitja eshte shume e thjeshte.

Per te pergatitur nje tas me prevede ftoi ju duhen:

1 ftua i madh

5 luge sheqer (mund te perdorni dhe sheqer kaf)

uje me sy

farat e ftoit (per ngjyre)

lengu i 1/2 limoni

Se pari hiqjani lekuren ftoit, me tej priteni ne copa te vogla. Vijeni te zihetne zjarr te ulet qe ta leshoje tere aromen .Me pas, hiqini copat e ftoit nga tenxherja dhe shtoni sheqerin,lengun e limonit dhe farat e kungullit te cilat jane te nevojshme per ti dhene ngjyre te kuqe prevedese.Perzijini te tera gjate tere kohes deri sa lengu te trashet.Me pas konservojeni ne nje tas qelqi dhe konsumojeni te ftohte.Do ju keshilloja ta shoqeroni me feta ftoi (si ne foto) nese do ta hani direkt siç eshte pasi ju vel me pak.

Ju befte mire!

Categories: breakfast, flash, food, fruit, jam | 2 Comments

Pastiçe me Spinaq

 

Per 4 persona:

1 pako ose (0,5 kg) makarona tub (jane me pak te trasha se makaronat e tjera ndaj quhen keshtu)

½ kg spinaq

1 tufe majdanoz

4 veze

1 & ¼ kg qumesht

¼ kg djathe kaçkavall ose djathe i bardhe (me yndyre dhe i bute)

100-150 gr gjalpe

piper i zi

kripe (sipas deshires)

 

Ziejme makaronat, al dente ne nje ene me uje ku kemi hedhur dhe pak kripe.I kullojme dhe i leme menjane.Spinaqin e lare shume mire, e presim ne copa te medha dhe e fusim ne nje tenxhere ku i japim nje vale deri sa ti merret lengu i vet.Aty shtojme kripe,piper, majdanozin e grire holle dhe nje pjese te djathit kaçkavall dhe i perzjejme.Shtrojme gjysmat e makaronave pasi e kemi lyer pak taven me gjalpe.

Nderkohe ne nje tas ku kemi hedhur qumeshtin , kemi shtuar dhe 4 vezet ( qe i kemi rrahur me pare) dhe pak kripe.Hedhim nje pjese te ketij miksi mbi makaronat.Shtrojme me shume se gjysmen e miksit me spinaq qe pergatitem pak me pare.Mbi te shtrojme dhe gjysmen e makaronave te mbetura.Siper tyre hedhim serish sasine e mbetur te qumeshtit duke veçuar pakez fare per ta hedhur siper.Shtrojme miksin e mbetur me spinaq dhe se fundmi hedhim ate pak sasi miksi qumeshti te mbetur dhe sipas deshires dhe pak djathe te bardhe ose kaçkavall te grire siper.Futeni ne furren e ngrohur me pare dhe lijeni te piqet ne 180° deri sa te marre nje ngjyre te kuqerremte. Servireni te nxehte.Ju befte mire!

Categories: creative, food, veggie | 11 Comments

Supe me koke peshku dhe zarzavate

Kjo lloj supe eshte speciale per keto dite te ftohta.Mund ta praktikoni perdite aq e thjeshte dhe praktike eshte. Mund te behet dhe me peshk nese deshironi.

Une perdora kokat e peshkut qe mu gjend ne shtepi kete here (qefull) por mund te perdorni çfaredolloj koke peshku te madh (levrek,koce etj).

 

Pergatitja per 4 persona:

 

8 koke peshku

2 karrota

2 patate

2-3 qepe te njoma

nje grusht selino/koper

nje luge miell e rrafshet (mund te perdorni dhe miell dritherash nese deshironi)

3 luge vaj ulliri

250 gr uje (mund ta shtoni pakez nese ju duket pak)

 

Se pari zijini kokat ne zjarr te ulet deri sat e zbuten fare.Me tej hiqini nga tenxherja.

Nderkohe pritni karrotat, patatet,qepet sen copa te vogla dhe shtojini ne tenxhere.

Lerini te zihen serish ne zjarr te ulet.Nga fundi shtoni dhe selinon/kopren.Ne nje tigan skuqni vajin e ullirit dhe me tej shtoni miellin te cilin e skuqni pakez sat e marre nje ngjyre me kafe.Me tej , hidheni kete te fundit ne tenxheren e supes dhe perzijeni mire , per te mos lejuar formimin e topthave te miellit.

Supa eshte gati.Servireni te nxehte , duke e shoqeruar me leng limoni.Ju befte mire!

Categories: creative, fish, food, healthy, mediterranean, photography, soup, traditional, veggie | 4 Comments

Llazanje


Nuk para jam qejflie brumerash , por llazanja ka nje vend te veçante.Mendoj se dhe per shumicen tuaj eshte keshtu ndaj vendosa te ndaj me ju receten e llazanjes qe ne fakt tregohet si shume e veshtire por qe nuk eshte dhe aq sa tregohet.

Pergatitja:

Peta llazanje (1 kuti)

200 gr djathe kaçkavall i grire ne rende

Per salcen beshamel :

3 luge gjalpe

3 luge miell

1 veze

½ lt qumesht

Per salcen bolonjeze:

¼ kg mish i grire

3-4 thelbinj hudhra

2 qepe mesatare

100 gr gjalpe

2 luge salce

1 tufe majdanoz

dhe ½ gote vere e kuqe

piper,kripe

Per te pergatitur salcen beshamel :Ne nje tave , skuqim 3 luget e gjalpit, hedhim 3 luget e miellit dhe e skuqim pak ate.Me tej shtojme ne te dhe qumeshtin ku kemi futur dhe vezen.I perziejme keto mire deri sa krijohet salca beshamel.

 

Per te pergatitur salcen bolonjeze: Skuqim qepet e grira imet ne gjalpe deri sat e zbuten dhe te fillojne te zverdhen pak.Fusim mishin e grire dhe ate e kavardisim pak me qepen, me tej hedhim thelbinjte e hudhres te grira ne copa te vogla dhe pas njefare kohe te skuqjes se tyre, shtojme kripe, piper, salcen dhe majdanozin.Pasi ti skuqim dhe keto te teras e vashku dhe per pak kohe, i shuajme me vere dhe e mbulojme me kapak deri sa te avulloje.

 

Zijini petat e llazanjes ne nje tenxhere me uje te vluar deri sa te zihen nje nga nje dhe i zevendesojme nje nga nje me njera tjetren.Petat e ziera i shtrojme ne tepsi.Siper tyre shtrojme ne fillim nje pjese se salces bolonjeze.Mbi te hedhim salcen beshamel, dhe siper saj pak djathe kaçkavall.Perseriteni 2-3 here duke vendosur petat e llazanjes siper.Pasi ta mbuloni me peta per here te fundit vini dhe ate pak salce beshamel qe ka ngelur dhe pak djathe kaçkavall te grire.Piqeni ne furren e ngrohur qe me pare ne 180°.

Ju befte mire!

Categories: food, lasagna, life style, mediterranean | 13 Comments

Pice vegjetariane

Me rastin e krishtlindjeve dhe festave , po ju jap sot receten e pices vegjetariane qe mund ta beni ne shtepi fare thjesht.

Per brumin e pices ju duhen:

¼ kg miell

2 luge vaj ulliri

pakez kripe

pakez sheqer

1 luge gjelle pluhur maja bire

Per harxhin :

disa lulka brokoli

2 speca te grire imet

2 kokra domate te pjekura te prera ne kubat e vegjel

1 kungull i prere ne forme rrethi

1 karrote e prere dhe kjo ne forme rrethi

djathe pice

salce domateje

disa ullinj pa berthame

pak kerpudha

pak borzilok

piper

Shenim: kungullin,karrotat dhe brokolin mund ti zieni perpara perdorimit. Sidomos karrotat duhen zier patjeter.

Per te pergatitur brumin , tresni majane e birres ne 1 filxhan çaji me uje te vaket.Hidheni kete fundit mbi mielle, pastaj shtoni kripen , sheqerin dhe 2 luget e vajit te ullirit.Zini brumin jo fare te bute.Lijeni menjane te mbuluar me nje ene dhe te mbuluar me picete te lagur qe te mos thahet , per nje gjysem ore deri sa te vije.Pasi te vije , hapeni ne fillim me okllai , pastaj hapeni me dore duke e ngritur lart.Hapeni ne madhesine e tepsise duke e lene brumin anash pakez me te ngritur.Me pas shtroni siper tij salcen e cila eshte e pergatitur me pakez vaj , pak borzilok dhe pakez piper.Me tej shtroni petat e djathit te pices , mbi to dhe zarzavatet e grira imet.Ne vend te zarzavateve mund te perdoret proshute ose peshk ton (ne nje rast te tille nuk do perdoret djathe).Lejeni te piqet ne 180° , ne furren e ngrohur me pare deri sa te piqet.Ju befte mire dhe gezuar festat miq!

Categories: creative, food, life style, mediterranean, photography, pizza, traditional, veggie | Leave a comment

Beji vetes nje nder…

Sot beji vetes nje nder dhe ne vend te dozes se larte te kafeines, merr  pi nje çaj bimor.Mos kini merak nuk do ju jap ndonje recete te merzitshme, se dhe gjeja e shendetshme kur eshte e pashijshme s’ka vlere dreqi e mori:)

Perkundrazi receta (ose me mire le te themi permbajtja, se nuk eshte ndonje gje fort e komplikuar kjo qe po shkruaj:) qe do ju jap eshte shume e shijshme,egzotike,ju mbron nga gripi qe po na troket fuqishem ne dere keto dite te ftohta dhe mbi te gjitha eshte shume e thjeshte.Çaj me karafil dhe kanelle.Te dyja kane nje ere te parezistueshme por kur bashkohen behen hata fare.Vlerat mjekesore? Ja mo xhan i ke poshte:

Karafili:Ndalon te vjellat dhe perzierjen e stomakut,largon eren e keqe te gojes, ka veti larguese dhimbjesh dhe per kete arsye dhe nese perdoret ne doza te larta ju trullos pakez.Mund te vini nje pambuk me vaj karafili tek dhembi qe ju dhemb pershembull, do ju vinte goxha mire. Po ashtu dhe nxjerr gazrat.

Kanella: Dhe kjo parandalon te vjellat dhe perzierjet.Po ashtu dhe diarete.Rrit dhe shpejton qarkullimin e gjakut.Lehteson tretjen.

Xhenxhefili: largon perzierjet e stomakut,fryrjet  e barkut dhe problemet e kolitit.Eshte po ashtu efikas kundra te vjellave.Mbron kundra helmimeve.Rrit qarkullimin e gjakut.Per shkak te kesaj vetie ndihmon ne ngrohjen e trupit.Ju mbron shume mire ndaj gripit,te ftohurave te ndryshme,si dhe semundjeve te tjera qe kane lidhje me frymemarrjen.Ka dhe veti djersitese dhe ul temperaturen. Njekohesisht , njihet per vlerat e tij si ules tensioni te larte dhe kolesterolit.

Per çaj me karafil dhe kanelle ose per çaj me xhenxhefil dhe kanelle:

Nese e beni vetem per 1 person ju mjaftojne 2-3 lulka karafili, 1 kallam kanelle dhe 2-3 xhenxhefile te thate.Zijini ne zjarr shume te ulet per disa minuta.Keto lloj çajrash kane vetine qe te behen dhe me te forta dhe dendesia dhe aroma i rritet duke ndenjur, keshtu qe kur ta zini per here te dyte do perfitoni nje çaj akoma dhe me aromatik.Ju befte mire dhe sa me larg gripit qofshi:)

Categories: creative, curiosity, healthy, kitchen art, life style, photography, tea time | 12 Comments

Sallate dimri

E quajta keshtu kete sallate per shkak se shumica e perimeve te perdorura eshte e fresket sidomos ne kete stine.E mira e te mirave eshte qe perimet apo frutat te perdoren perhere ne stinen e tyre.Kjo sallate me pelqen shume dhe eshte shume e thjeshte per tu pergatitur:

Per 2 persona:

gjysem lakre e kuqe

2 karrota

2 speca te gjate jeshile (un s’kisha e bera me spec nga ata qe perdoren per tu mbushur por e mire doli serish)

nje grusht me lulka brokoli

nje kastravec

ullinj te zinj pa berthame

pak djathe i bardhe

Per sperkatjet:)

3 luge vaj ulliri

lengu i nje limoni

pak valanidh (ne anglisht = sumac)

kripe

Se pari zini pakez brokolin (vetem nja 5′ jo me shume) , me tej grini ne mikser lakren e kuqe,karrotat,brokolin,ullinjte dhe djathin.Se fundi, sperkatini me miksturen qe pergatitem si me lart.Ju befte mire!

Categories: creative, food, healthy, kitchen art, meze, photography, salad, veggie | Leave a comment

Karrota : E zgjedhura e muajit

Duke filluar qe nga ky muaj do te zgjedh nje perime a frut te stines perkatese dhe do ju paraqes disa receta te ndryshme me te.

Mendova ta nis me karroten , meqenese jemi ne muajin dhjetor dhe e ka kohen tashme.

100 gr karrote permban 40 kalori.Po ashtu eshte shume e pasur me kripera mineral, magnezium,hekur,kalçium dhe sidomos me vitaminen A , po ashtu dhe me vitaminen B,C,E si dhe karaton dhe karotine.Vetem duke ngrene karote mund te marrim masen e nevojshme te ketyre elementeve per trupin tone.Ndihmon ne problemet e syve,marrjemendsh,tension i ulet, raste keputjesh.Po ashtu per shkak te vetise se hapjes se bronsheve ndalon kollen e thate.Sipas nje studimi te universitetit te Harvardit, nese perdoret 5 here ne jave ndalon rrezikun e infarktit tek grate dhe ul bindshem rrezikun e paralizes.Ndersa tek burrat thuhet se ul 10% sasine e kolesterolit ne gjak ne rast te perdorimit te 2 karrotave ne dite. Po ashtu lufton dhe kancerin e mushkerive dhe forcon sistemin imunitar.Shton gjakun dhe ndihmon te semuret me ulçer gjithashtu.

Karrota ka filluar te perdoret dendur dhe ne kozmetike per shkak te vitamines A dhe sasise se bollshme te betakarotenes qe zoteron.Kjo ndihmon lekuren kundrejt tharjes dhe radikaleve te lira.Po ju jap dhe nje maske fytyre meqenese jemi tek kozmetika.

Grini holle nje karrote, siper shtojini nje lug çaji mjalte dhe lengun e nje gjysme limoni.Perzijeni mire dhe vijeni mbi fytyren e pastruar per nja 10-15 minuta.Shplajeni mire, do ta shihni se fytyra juaj do jete me e lemuar dhe e bute.Po ashtu kete mund ta ushtroni dhe ne trup.

Rubrika do vijoje me nje recete sallate me karrota.

Categories: curiosity, food, fruit, healthy | 7 Comments

Fruta deti te ziera me salce pikante

Ne keto dite te ftohta , kur dimri sapo ka trokitur ne qytet mendova se nje recete e tille , qe te kujton veren dhe plazhin nuk do na vinte keq, si thoni?:)

Per 2 persona:

1/2 kg fruta deti (kembe oktapodi,kallamare,karkaleca etj)

2 luge gjelle vaj ulliri

2-3 thelbinj hudhre

per salcen:

2 domate te pjekura mesatare

pak salce speci te kuq

turmeric,coriander (me vjen keq por nuk i di ne shqip keto), piper i zi kokerr

disa gjethe dafine

kripe

uje me sy

pak djathe kaçkavall i grire per ta vene siper ne fund

Si fillim skuqni thelbinjte e hudhres ne vajin e ullirit.Ne nje tas perzini tere asortimentet e salces pikante me tej futini ne robot per ti sjelle ne nje forme homogjene.Me tej , shtojeni kete siper hudhrave te skuqura ne tigan.Shtoni gjethet e dafines.

Frutat e detit duhet te jene lare dhe pastruar mire si dhe prere ne copa te vogla.Shtojini dhe keto siper salces pikante dhe lerini te zihen ne zjarr te ulet.Pasi ti lini te skuqen pakez ne lengun e salces shtojani dhe ujin, keshtu nuk do te perdorni me shume uje se sa duhet dhe do te perfitoni trashesine e duhur.Lerini keshtu duke i kontrolluar me ngadale deri sa te zihen.

Vijini ne nje pjate si kjo ne foto dhe shtojini dhe djathin kaçkavall te grire siper.Nese deshironi qe djathi te shkrihet shpejt futeni nja 5′ ne mikrovale.Ju befte mire!

p.s: uroj t’ju ngrohe pak kjo gjelle se dielli -, tha – merre me leng keto dite:p

Categories: creative, fish, food, healthy, kitchen art, mediterranean, photography, spices | 10 Comments

Embelsira e trendafilit

Sot do t’ju jap serish 1 recete emlesire turke.Kjo lloj embelsire eshte shume e perhapur prej shekujsh ketu.Sidomos gjate muajit te Ramazanit edhe sot e kesaj dite preferhet shume , per shkak te te qenurit nje embelsire e lehte , e preferuar kjo pas iftarit te ngarkuar.Emrin e ka te tille pasi ne te perdoret lengu i trendafilit.

Kjo lloj embelsire ka disa menyra pergatitjeje, por ka diçka qe nuk ndryshon ne asnje nga keto menyra:

1.Qumeshti duhet te jete i vaket kur te perdoret , perndryshe çan petet.

Permbajtja per nje tepsi me embelsire trendafili:

6 peta te thata dhe te holla (mund te jene dhe katrore)

1 lt qumesht

2 1/2 gote sheqer

100 lt leng trendafili

arra dhe lajthi te grira holle

thela kivi,copa qershie apo kokrra shege per zbukurim siper

po ashtu mund ta zbukuroni dhe me flete trendafili

Se pari zini qumeshtin me sheqerin dhe me pas lijeni te ftohen deri sa te vaket. Ne tepsi vini peten e pare.Me tej , me nje luge shtroni siper petes qumeshtin me sheqer.Pasi ta keni lagur mire, hidhini siper arra dhe lajthite e grira.Vazhdoni keshtu deri ne fund te peteve.Ne fund fare pasi te keni lagur mire dhe peten e fundit me qumesht hidhni dhe lengun e trendafilit siper.Ne fund fare sperkateni serish me arra dhe lajthi dhe zbukurojeni me frutat ose petalet e trendafilit.Servireni te ftohte.

Ju befte mire!

Categories: desert, food, fruit, kitchen art, life style, photography, tea time, traditional, turkish cuisine | 36 Comments

Blog at WordPress.com. The Adventure Journal Theme.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 216 other followers

%d bloggers like this: