traditional

Komposto Thane

Sot po ndaj me ju receten e kompostos se thanes.E dini besoj se mundohem te sjell receta me fruta e perime te stines dhe thana eshte nje nga frutat me te kendshme dhe dobishme qe mund te perdorni gjate vjeshtes.

Se pari siç behet zakonisht:) te Yummania le te flasim per te mirat e ketij fruti, sa te vockel aq edhe te dobishem.Si fruti,ashtu dhe gjethet,kercelli dhe rrenjet e saj jane te dobishme.Se pari eshte nje nga frutat me vlerat me te larta antiaging.Po ashtu per shkak te flavanoidit,karatinoidit qe permban ka veti antioksiduese.Po ashtu permban edhe melatonine nje hormon regullues i ritmit te jetes.

Po ashtu rregullon mpiksjen e gjakut,ndaj ata qe vuajne nga hemofilia keshillohen ta perdorin sa me shume.Po ashtu eshte e vlefshme dhe per diabetiket.

Ul temperaturat e larta,ndihmon kundra infeksioneve te rrugeve urinare dhe kundra formimit te gureve ne veshka.Ndersa rrenja e saj ka qene perdorur ne kohet  e lashta per te krijuar pomadat qe perdoreshin ne raste djegjeje.

Pa e zgjatur me shume po kaloj ne receten e kompostos.

Per 1 lt komposto une perdora:

1/2 kg thana

10 kokrra luleshtrydhe (per ti shtuar aromen)

250 gr sheqer

5 gota uji

Hiqini berthamat e thanave dhe shpelajini mire.Shpelajini dhe luleshtydhet dhe vijini te dyja llojet e frutave te plota dhe pa i prere ne 1 tenxhere te thelle.Shtoni sheqerin dhe lijini ca ashtu ne zjarr ne ulet sa te leshojne lengun e vet,pastaj shtoni dhe ujin dhe lijini te zihen ne zjarr te ulet.Komposton mund ta sherbeni te ftohte.Sipas deshires mund ti shtoni me shume sheqer,mua me mjaftonte kaq.

Ju befte mire!

Categories: creative, food, healthy, kitchen art, photography, traditional, veggie | Tags: | 10 Comments

Macaron

“Macaron” eshte nje lloj amarete e veçante, kerce siper dhe e bute ne mes e mbushur me krem çokollate,reçel,,marmalate,xhel apo kajmak.Nderkohe ne brumin e amaretes mund te perdoren aroma apo ngjyra te ndryshme.Zakonisht nuk eshte e nevojshme te perdoren ngjyra ushqimore kur perdoren fruta pasi ato leshojne ngjyren e vet.

Sipas gojedhenave , kane qene murgjet italiane ata qe i kane shpikur dhe gatuar keto amareta se pari.Ne fakt dhe emri macaron” (nga frengjishtja) e ka prejardhjen nga fjala “maccaroni” ne italisht.Mendohet se jane sjellur ne France ne shekullin e 16-te.Macaron-i atehere pergatitej thjesht me pluhur bajamesh,te bardha vezesh dhe sheqer.Vetem ne fillim te shekullit te 20-te ato filluan te perdoreshin dyshe dhe me mbushje ne mes.

Per te pergatitur brumin e macaron ju duhen:(sipas recetes te David Leibovitz)

100 gr sheqer puder

50 gr bajame

3 luge te substances ngjyra dhe era e se ciles do jete dominante tek macaron.ne kete macaron qe provova une psh. kishte ngjyre roze dhe me shume mundesi duhet te jete bere me esence luleshtrydheje.Pra ne kete rast do ju duhet te shtypni ne mikser 3 luge luleshtrydhe).[Shenim per çdo lloj ngjyre apo arome perdorni elemente te ndryshme.Psh per te perdituar ngjyren e verdhe ,mund te perdorni pluhur kanelle e xhenxhefili,per ngjyren jeshile stika pishe etj.]

2 te bardha veze

5 luge sheqer

Te bardhat e vezeve rrihen mire deri sa te zbardhen fare.Ne anen tjeter bajamet dhe sheqeri pluhur perzihen  ne mikser deri sa te marrin forme pluhuri.Ne fund perzijini te tera ne nje tas.Me pas futini ne kaush dhe prej andej nxirini ne forme te rrumbullaket mbi ne nje tepsi ku te keni vene dhe nje leter metalike te lyer me gjalpe.Para se ti vini macaronit ne furre,lijini jashte per nje ore sa te thahen,me pas lijini ne furre per nja 10 minuta ne nxehtesi jo shume te larte.Zbatojini te tera keto egzaktesisht per te marre rezultate te mira.

Une vete s’i kam bere ende macaronit por kerkova shume neper internet per t’ju dhene receten e duhur:)

Ndersa per mbushjen e macaronit mund te perdorni krem çokollate,kajmak te perzier me arome ose copa frutash, reçel.Mund ti mbushni sipas deshires pra.Kjo qe provova une ishte me reçel.

Me thene te drejten , kjo qe provova une qe shihni ne foto ,nuk ishte gje.Notonte ne sheqer.Edhe siç mund ta shihni ne foto nuk ka formen perfekte qe ka nje macaron zakonisht.Mbase nuk ishte shume e fresket s’e di.Nuk po e them se ku e hengra se nuk dua ti bej reklame te keqe.Nese perdorni udhezimet e mesiperme mendoj se do arrini te perfitoni macaron te mira.

Une do ju ve ne dijeni me foto dhe pershtypje pasi ti provoj vete, por deri atehere s’desha t’ju lija pa jua dhene receten e ketyre kurabijeve bukuroshe;)

Hajt me duar te lehta dhe ju befshin mire;)

p.s: per me shume info rreth tyre:

http://en.wikipedia.org/wiki/Macaron

Categories: curiosity, desert, food, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional | Tags: , | Leave a comment

Makarona me salce kungulli

Dje thashe te provoja makarona me nje lloj salce te shpikur nga une dora vete;)Duke qene se me pelqejne shume ngjyrat ne gatim vendosa te provoj nje lloj salce ngjyra e se ciles nuk do te me zhgenjente:)Ndaj provova te bej salce kungulli portokalli.Nga ata kungujt qe ne Amerike perdoren rendom sidomos per Hallowen..Po jua sjell Hallowenin ne pjate qe perpara nje muaji;)

Te mirat e ketij lloj kungulli jane si vijon:ai eshte shume i pasur me beta-karoten si dhe me vitamina dhe minerale.1 kungull i tille i vogel , mbulon 25% te nevojave te beta-karotenit dhe 10% te vitamines C.Po ashtu eshte i pasur me potasium dhe fibra.Beta-karoteni njihet si luftuese e forte e kancerit.Duhanxhinjte keshillohen ta perdorin kete perime shume sidomos.Po ashtu ai ndalon forcimin e damareve te gjakut duke mbrojtur keshtu zemren.Me vitaminen C serish lufton kancerin dhe rrit fuqine e imunitetit.Teksa fara e kungullit eshte nje depo zinku dhe vajrash te patretura ku keto te fundit ndihmojne ne rastet e te semureve me prostat. (info u morr nga :http://www.resimliyemektarifleri.net/index.php?topic=7232.0) ]

Ja si i pergatita makaronat:

Per 4 persona:

1 pako makarona

1 lt uje

1/2 ose 3/4 kungulli

5 luge pana

1 luge embelsire curry

nje luge gjelle rozmarine

kripe

Se pari vijini makaronat te zihen.Une per vete nuk i ziva ne uje te zakonshem ,kete here shtova dhe rozmarine nga fundi i zierjes.Pasi te jene gati lerini makaronat mejane.

Qerroni pjesen e kungullit qe do perdorni dhe priteni ne copa jo fare te vogla.Ne nje tenxhere tjeter zini copat e kungullit.Me pas merrini dhe vijini ne mikser ku do te shtoni dhe panen,kripen dhe curry.Kremi eshte gati.Perzijeni kete me makaronat dhe pasi ti zbukuroni ato me fije rozmarine nxirrini te ngrohta per servis.

Ju befshin mire!

Categories: creative, flash, food, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional, veggie | 3 Comments

Sallate “Horatiki” dhe limonate me agrume

SALLATA HORATIKI

Sot po ju pershkruaj çfare hengra mbreme per darke pasi mua per vete me pelqeu.Meqe nuk e kam gatuar une , receta do ju jepet “me sy”;) Sallata “Horatiki” eshte nje lloj sallate greke.

Permbajtja :

domate qershi te prera ne copa jo shume te vogla,

kastravec i prere jo fare imet,

djathe kaçkavall i bute i prere ne copa te vogla

djathe i bardhe i prere ne copa te vogla

nje grusht me rukola e prere imet

1 spec jeshil i prere imet

copa buke te thekura dhe te vajisura me vaj ulliri,kripe dhe ereza (ato qe hengra une ishin dhe me arome hudhrash ;ne nje rast te tille mund te perdorni fare mire “Bake Rolls” per kete sallate)

vaj ulliri,

lengu i nje limoni

kripe,

1/2 luge gjelle valanidh

Perzijini keto te tera me njera tjetren dhe ne fund zbukurojeni dhe me kaçkavall te grire dhe sallata eshte gati.

LIMONATA ME AGRUME DHE MENTE

Kjo limonata ishte fantastike fare, me pelqeu aq shume sa qe jam gati ta bej perdite dhe ne çdo moment;)

Limonata behet me lengun e agrumeve te ndryshme (limon,portokall,mandarine,limon jeshil perveç qitros jo sepse i jep idhtesi).Pergatiteni siç pergatisni limonaten e zakonshme duke perdorur lengun e te tera agrumeve dhe duke i shtuar sheqer sipas deshires suaj.Pa harruar qe ne fillim ti hidhni nja 3-4 gjethe menteje te fresket.Do ti jape nje shije te mrekullueshme!!

Ju befshin mire te dyja!

Categories: creative, flash, food, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional, veggie | 4 Comments

Menuja e dites

Sot ma paska qejfi me ngrene ne menyre tradicionale ndaj po ja fus me nje groshe:), tarator dhe ide per fruta.Vertet shume e ditur dhe e perdorur ehte grosha per shqiptaret por ama edhe menyrat e pergatitjes se saj jane te ndryshe.Dikush e do te holle,dikush te trashe ,dikush me mish,dikush me spec,ketu e bejne dhe me pasterma dhe ne mjaft menyra te tjera qe mua nuk me vijne nder mend he per he.Nese do te pyetesha une, do te thoja se me pelqen grosha e trashe.Per ata qe nuk dine ta gatuajne groshen ja dhe nje recete e thjeshte:

Per 4-5 veta

300 gr fasule

1 qepe e madhe

2 domate

1 luge salce domateje

6 luge gjelle vaj /ose vaj ulliri

uje me sy

2 luge çaji kripe

Vijini fasulet te ziejne.Pasi te zien nderrojani ujin dhe vijini te zihen serish ne zjarr te ulet.Nga ana tjeter pritini qepet dhe domatet si per gjelle dhe shtojini keto te fundit siper fasuleve duke shtuar dhe vajin,salcen.Me tej lijeni te zihet ne zjarr te ulet duke ja shtuar ujin fasuleve nese kane nevoje.Ne fund fare shtojini dhe kripen (jo qe ne fillim se ngadaleson zierjen e fasuleve).

Per taratorin ju duhen:

1 kastravec i grire ne rende

200 gr kos

nje luge embelsire nenexhik

1 luge vaj ulliri

2 thelbinj te grire hudhrash

pakez borzilok i grire

Te tera asortimentet perzihen me njera tjetren dhe taratorin e keni gati.Ju befshin mire.

Per fruta une sot zgjodha idet te cilat mund ti gjeni ne kete kohe fare lehte.Ju befshin mire te gjitha!

Categories: food, life style, mediterranean, photography, traditional | 14 Comments

Muhalebi aromatike

Sot do sjell per ju receten e nje muhallebie ter pergatitur me dy asortimenete qe une i dua shume dhe kane nje arome te mrekullueshme.Kjo eshte arsyeja qe e titullova keshtu kete muhalebi.Se pari po ju jap receten , me tej dua t’ju flas veç per dy asortimentet qe i japin veçantine kesaj muhalebie.

Per muhalebine aromatike ju duhen:

4 gota uji qumesht

3 filxhane kafeje miell

1 kokerr peme çemçakizi

1,5 gote uji sheqer

20 kokrra cardamom ( me vjen keq nuk e gjeta ne shqip kete fjale,

Elettaria cardamomum eshte emri latinisht)

Zbrazni ne nje tas qumeshtin,shtoni miellin,sheqerin ,kokrren e çemçakizit te pishes pasi ta keni shtypur kete te fundit mire dhe kokrrat e cardamom dhe perzijini te tera me mikser.Perzijini ne zjarr te forte per me shume se 10 minuta.Lijeni te ftohet pakez dhe perzijeni serish me mikser.Me tej lejeni te ftohet.Servireni te fresket duke i shtuar disa kokrra cardamom siper.

Ju befte mire!

Cardamom: (Elettaria cardamomum ne latinisht) .Kjo bime rritet ne Indine perendimore dhe jugore , si dhe vendet e nxehta te Azise juglindore.Eshte nje bime shumevjeçare ,e larte 4-5 metra ,me gjethe te medha .Frutat e saj jane 1-2 cm te medha me ngjyre jeshile ose te bardhe te perhimte.Ka nje arome te mrekullueshme.

Mua per vete me kujton eren e nje livandoje qe gjyshja ime e perdorte neper rrobat e saj.Kur them livando nenkuptohet diçka shume e rende.Ne fakt eshte shume kundermuese por aspak velitese,ndaj eshte shume e veçante kjo bime.Farat e kesaj bime permbajne dhe niseshte dhe disa vajra lehte te tretshem.Ka efekt hapes oreksi dhe çlirim gazrash dhe si rrjedhoje dhe te stomakut.

Perveç perdorimit te saj ne embelsira dhe gjellera , arabet e perdorin dhe ne kafen turke.Duhet patjeter ta perdorni kete kafe te veçante!Kjo bime karakteristike domosdo dhe çmimin e ka disi te kripur , 100 gr i saj kushton 5-6 €.

Njihet dhe me keto emra:Buhur, Boswellia, Styrax, Frankincense, Encens

Kokrra e pemes se çemçakizit :Kjo e fundit perfitohet nga rreshira qe merret nga pema e çemçakizit , peme e cila rritet vetem ne Ishullin e çemçakizit ne Egje.Njihet dhe me emrin “skinari” apo “pixari” ndersa kokrres se perfituar prej saj i thone edhe “mastiç” :)

Emri latinisht eshte:

“Pistacia Lentiscus Var Chia”

Kjo koker ka qene e famshme dhe shume e preferuar qe ne kohet antike.Thuhet se ne kohen e perandorise osmane fitoi fame mbllaçitja e saj si çemçakez,mode kjo e perhapur nga konkubinat e haremeve.

Ka nje arome shume te kendshme dhe te embel.Perdorimin e ka te gjere.Perdoret ne embelsira,madje Arabet e perdorin dhe neper buke ,kafe,çokollata,hallva,llokume .Ne Liban perdoret dhe ne prodhimin e nje djathi te veçante.Ne Turqi prodhohet dhe reçeli i saj.Ka nje çmim te larte ,te cilin e justifikon me aromen e mrekullueshme dhe efektet pozitive mjekesore.Si nje antiseptike shume e mire ,perdoret shume dhe ne prodhimin e çemçakizeve dhe ne produktet e shumta te dhembeve.Thuhet se perdorimi i ketij produkti ka veti pozitive ne zorre,mushkeri,stomakut,astmes madje ka dhe veti mbrojtese ne rastet e pickimit nga gjarpri.

foto e kokrres se pemes se çemçakizit:


http://images.google.com.tr/imgres?imgurl=http://www.sifalibitkiler.us/bitkiler/sakizagaci1.gif&imgrefurl=http://www.sifalibitkiler.us/archives/749&h=178&w=184&sz=22&hl=tr&start=19&sig2=OJJ-pmg1c2u9E1jT5BDnxQ&um=1&usg=__kfVjZ_8SaGIh85gBw_R5T1SreZY=&tbnid=5vd1Nbph_WfVxM:&tbnh=99&tbnw=102&ei=gIyySI6uLKKYxAHe6KWCAQ&prev=/images%3Fq%3Ddamla%2Bsak%25C4%25B1z%25C4%25B1%26ndsp%3D20%26um%3D1%26hl%3Dtr%26client%3Dfirefox-a%26rls%3Dorg.mozilla:tr:official%26sa%3DN

Categories: creative, desert, food, healthy, kitchen art, kushina aziatike, life style, photography, traditional, turkish cuisine | Leave a comment

Gjelle orientale:)

E titullova keshtu sepse nuk jam e sigurte per origjinen e kesaj gjelle,mund te jete irakene ose turkmene.Sidoqofte ju siguroj se eshte shume e shijshme;)

Per 8 persona:

3 patllixhane

200 gr mish gjoksi pule pa dhjame

6 domate

4 patate mesatare

1 qepe mesatare ose e madhe

1 luge çaji kanelle

kripe,piper i zi

1 luge çaji cumin

3 luge salce domateje ose speci te kuq

2 luge gjelle vaj

pak uje

Pritini patllixhanet ne forme te rrumbullaket pasi tua keni hequr lekuren.Lijini 1 cope here ne nje tas me uje me kripe ti largohet shija e hidhur.Pritini dhe patatet ne forme rrethi.Mishin e pules priteni ne shirite te holle jo shume te gjate.

Pritini 3 domate dhe qepet ne copa te vogla si per gjelle.Ne nje tenxhere jo shume te thelle shtroni qepet dhe dy domatet dhe shtojini dhe pakez vaj.Keto vijini siper njera tjetres si kate dhe jo duke i perzjere.Me tej shtoni nje kat me nje pjese te patllixhanave me tej nje kat me patate dhe me tej shtoni mishin e pules.Siper shtoni dhe nje kat me pjesen e ngelur nga patatet dhe me lart nje kat me pjesen e ngelur nga patllixhani.Ne fund pritini dhe 3 domatet e ngelura ne forme kubash te vegjel dhe shtrojini si nje kat siper patllixhanave.

Ne nje tas hidhni uje me sy (rreth 250 ml), ne te perzjeni salcen si dhe erezat e lartpermendura.Shtojeni kete siper tenxheres dhe me tej lijeni te zihet ne zjarr te ulet duke e mbyllur kapakun pergjysem.Kontrollojeni here pas here se mos ka nevoje per shtim uji,duke bere kujdes se mos i perzini asortimentet .Pasi ta shihni se gjella eshte gati,sherbejeni te nxehte , duke e kapur me kujdes ne menyre qe mos shperbehen katet .

Ju befte mire!

Categories: chicken, food, kitchen art, photography, spices, traditional | Tags: , | 6 Comments

Llokum shtepie

Kam vite qe nuk e pelqej llokumin ,asnjehere nuk mund te them se kam qene simpatizante e madhe e tij sepse nuk para me terheqin gjerat e embla.Por mund te them se ketu , ne Turqi ku jetoj , ka shume lloje te ndryshme llokumesh dhe shume prej tyre nuk jane aq te embla sa te ti errin syte kur i ha:)

Sipas te dhenave emri i llokumit vjen nga persishtja nga fjala “rahat’l hulkum” qe dmth qetesues gryke:) fjale qe me kalimin e kohes morri pefundimisht formen “llokum”.Sipas gojedhenave , llokumi eshte rastisur ne vitet 226-652 P.K ne Persi.

per me shume rreth llokumit :http://en.wikipedia.org/wiki/Turkish_Delight

Tani po ju jap nje recete llokumi qe e gjeta tek :www.lezzet.com.tr

Llokum Turk

per 8-10 veta

koha e pergatitjes: 45 minuta

Permbajtja:

* 1 kg sheqer

*1/2 lt uje

*1 luge gjelle leng limoni

*100 gr niseshte

*1/2 gote çaji uje

*2 gr krem tartar (nje lloj pluhuri shitet si lloj ereze.emri anglisht eshte “cream of tartar” zberthimi i emrit kimik eshte :potassium hydrogen tartrate)

*pakez vaj bajameje

Per ta perzier:

* 1 gote çaji niseshte

* 1 gote uji sheqer puder

Pergatitja:Hidhni sheqerin dhe ujin ne tenxhere.Perzijeni deri sa te sheqeri te shkrihet dhe shtojini dhe lengun e limonit.Perzijeni me ngadale deri sa te trashet.Mblidheni shkumen qe mblidhet siper.Rrifni niseshtene dhe 1/2 gote çaji uji ne nje tas.Shtojeni me ngadale dhe ne pjese te vogla kete permbajtje siper ujit qe zjen ne tenxhere.Shtoni dhe kremin e tartarit dhe perzijini bashke sa te marre nje forme si çemçakez.

Lyjeni nje tepsi me vaj bajameje.Vendoseni perzierjen e llokumit ne tepsi dhe lijeni te ftohet.Ne nje siperfaqe te sheshte,hidhni niseshtene dhe sheqerin puder dhe perzijini keto dy te fundit me njera tjeteren.Me tej hidheni llokumin qe ndodhet ne tepsi mbi to.Me ndihmen e gersheres se kuzhines qe do ta lyeni me pare me vaj bajameje pritini llokumet ne formen e shiritave ne trashesine e dy gishtave.Me tej lyejini keto me perzierjen me niseshte dhe sheqer dhe ruajini ne kavanoz.

Shenim: per ti dhene arome apo shtuar shijen dhe pamjen, gjate kohes se pergatitjes se llokumit ne tenxhere mund ti shtoni leng trendafili,arra,lajthi,ereza te tjera si kanelle etj.Po ashtu dhe pudrosjes mund ti beni ndryshime duke i vene dhe elemente te tjera veç niseshtese dhe sheqerit puder si psh,arre kokosi e grire ne rende,kakao etj.

Ju befshin mire!

shenim:ne foto eshte nje llokum me kafe turke.une per vete vetem keshtu mund ti ha llokumet pasi me duken shume te embla.

  • Categories: food, kitchen art, photography, traditional | Tags: | 2 Comments

    Simite me susam

    Nese ka ndonje gje shume te dashur ne Turqi,pa te cilen mengjeset duket se kalojne shume te thata,keto jane simitet me susam.Ashtu si Franca dhe Italia kane brioshet , edhe Turqia ka simitet me susam.

    Madje mund te themi se keto te fundit i kane rrenjet qe ne koherat e vjetra te perandorise osmane.Kjo eshte vertetuar pasi ne shkrimet e udhetarit dhe historianit osman Evliya Çelebi gjate shek.16 permenden furrat qe shisnin simite me susam.

    Preferenca ndaj saj sa ka ardhur duke u rritur.Simitet me susam nuk gjenden vetem neper shitesat ambulante te rruges , ato tashme kane hapur rrugen e nje sektori te ri fast food-i tradicional ne Turqi.Zinxhire restorantesh me emrin “Saraje Simitesh” jane perhapur si je epidemi e pandalueshme ne tere Turqine.Çelesi i suksesit?

    Mendoj se ka shume faktore.Se pari eshte lidhja gati shpirterore qe kane turqit me kete ushqim.Mbase ngaqe eshte shume e shijshme , e kudogjendur dhe e lire,eshte ushqimi i preferuar i te tera shtresave te popullsise pas asnje lloj dallimi.Nuk mund te mendohen mengjese pa te.Ajo eshte e pazevendesueshme.Ka dhe nje mik tjeter plotesues dhe te domosdoshem:Çajin e zi turk.Keta jane nje çift i pandashem bashkeshortesh,megjithse ne ditet e sotme , simitja mund te flirtoje dhe me djathin e bardhe apo bebe :)

    Une per vete e kam shume qejf kombinimim e ketyre te trejave sidomos kur je perpara detit,ne nje kafe te vjeter me ca stola te veckel xunkthi!

    Simitja eshte kthyer prej kohesh ne nje simbol popullor qe mund ta gjeni dhe ne shume shkrime poetesh,shkrimtaresh ,sociologesh.

    Per ti shijuar me mire,duhet te jene plot me susam ,te pjekura mire dhe kerce.

    Ja dhe receta,s’po ju le me shume ne kuriozitet per te:

    Per disa simite me susam ju duhen:

    1 kg miell

    1 luge gjelle maja buke

    3 gota me uje

    1 luge gjelle kripe

    3 luge gjelle musht(pekmez)

    1 gote uje susam

    Shkrijeni majane ne nje gote me uje te vaket.Prisni per 2-3 ore sa te fryhet.Ndersa goten tjeter te ujit perzijeni me 2 luge musht.

    Ne nje ene hidhni miellin dhe hapeni ne mes.Aty hidhni majane e tretur dhe kripen.Shtoni dhe mushtin e shkrire ne uje dhe perzijeni mire sa t’ju formohet nje brume me nje elasticitet mesatar.Kepusni pjese nga ky brume dhe jepini formen e simiteve (si ato qe shihni ne foto).

    Ne nje tas tjeter shtoni lugen e fundit te mushtit dhe goten e fundit te ujit.Perzijini mire.Shtrojeni susamin ne nje tepsi.Zhytini format e simiteve perpara ne ujin me musht dhe me tej lyjini mire me susam.Me tej shtrojini simitet ne 1 tepsi furre qe e keni lyer me pare me pakez margarine.Piqini per rreth gjysme ore ne nje furre te ngrohur me pare ne 200 grade celcius.Servirini te ngrohta me çaj te zi dhe djathe te bardhe ose bebe afer.Ju befshin mire!

    per me shume informacion rreth ketyre simiteve kliko ketu:

    http://en.wikipedia.org/wiki/Simit

    Categories: food, kitchen art, life style, photography, traditional | 4 Comments

    Bizele me Melçi

    Teksa po pergatisja bizele (nje nga gjellerat e mia te preferuara) para disa ditesh nisa te mendoj sesi mund te gatuhej ndryshe kjo gjelle.Me pelqen ti jap drejtime te tjera ushqimeve tradicionale,dhe duke menduar se keshtu do te sillja ne vend edhe fjalen qe i kisha dhene sime meje se do perdorja me shume mish;) vendosa ti gatuaj kete here bizelet me melçi.Melçite nuk para pelqehen nga te tere por une mendova se aromat e ketyre asortimenteve do shkonin me njera tjetren ndaj thashe pse jo,ta provojme njehere:)

    Per gjelle per 5-6 persona ju duhet:

    1 kg bizele e fresket

    2 qepe mesatare

    2 karrota

    3 patate

    2 domate te pjekura

    300 gr melçi (nese doni dhe me shume mund ti vini,por une nuk preferoj me shume)

    1/2 tufe koper

    1 luge gjelle salce speci te kuq

    3 luge gjelle vaj ulliri

    uje me sy per gjellen

    kripe,piper i zi kokerr

    Zijini kokrrat e bizeleve nje cope here ne uje me pakez kripe dhe me tej shplajini me uje te ftohte.Grini qepet,karrotat,patatet ,domatet holle.Po ashtu dhe melçite pasi ti keni pastruar mire.Grini kopren holle gjithashtu.Vijini te tera perimet (perveç kopres) dhe melçite per tu skuqur pak ne tenxhere ku keni hedhur dhe vajin.Me tej uleni zjarrin dhe shtojini uje me sy sipas nevojes dhe deshires suaj per trashesine e gjelles.Shtojini salcen,kripen,kokrrat e piperit te zi dhe lijeni te gatuhen ne zjarr te ulet per nje cope here.Nga fundi shtoni dhe kopren dhe lijini serish deri sa te depertoje dhe era e saj ne gjelle.Mos e hidhni perpara se i humbin vitaminat.

    Servireni gjellen e ngrohte.Ju befte mire!

    Categories: creative, food, healthy, traditional, veggie | Leave a comment

    Ishuj kungulleshkash dhe patllixhanesh ne det domateje:)

    Pershendetje e veçante Blendit (http://brisku.blogspot.com) dhe falenderime per komentet interesante rreth blogut;)

    Ok e shof se e paskam egzagjeru içik me kete emrin po nejse se vdes per fjalen kungulleshka dhe desha me e perdor troç muhabeti:) Edhe kjo receta hyn gjysem tek recetat e kafshatave dhe gjysem tek te gjelleve:) eshte shume e thjeshte dhe te kujton pjatat e fillimit ndaj them keshtu..Nejse po i le llafet dhe po hyj ne teme:)

    Per 4 veta (me oreks mesatar:)

    5-6 patllixhana

    5-6 kunguj

    8 domate te pjekura

    1/2 tufe majdanoz

    2-3 qepe te njoma ose 2 qepe te thata

    pak piper i zi

    pakez vaj ulliri per skuqjen e domateve

    1luge çaji uthull rigoni

    Domatet pritini ne copa te vogla dhe lijini te kavurdisen ne tigan ku keni hedhur ate pakez vaj (1,5 luge vaj ulliri) duke shtuar dhe majdanozin e grire , piperin e zi dhe uthullen e rigonit si dhe qepen e grire holle si per sallate.Lejini keshtu deri sa domatet e qepet te shkrihen dhe majdanozi te zbutet.

    Nga ana tjeter pritini kungujt dhe patllixhanat ne feta rrumbullake .Patllixhanet lijini per 10′ ne nje tas me uje me kriper per te larguar shijen e hidhur.Me tej futini te dyja perimet e prera ne tenxhere me avull dhe lijini ashtu deri sa te zbuten disi.Me tej hiqini dhe vendosini ne nje tepsi ku pasi ta keni lyer me pakez vaj me dore vini kungulleshkat dhe patllexhanet e prere dhe hidhini siper seciles perzierjen me domate dhe qepe qe pemendem me lart.Pjesen e qe ngelet shtorojeni rreth kungujve dhe patllixhaneve (deti;)

    Futini ne furre qe e keni ngrohur ca me pare dhe lerini sa kungujt dhe patllixhanet te piqen ca..Servirini te ngrohta .Ju befshin mire!

    Categories: creative, flash, food, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional, veggie | 8 Comments

    Imlebbes – bajamja e sheqerosur e Mardinit

    Kete lloj bajameje e provova kur isha duke shetitur Mardinin javes se kaluar.

    per me shume rreth Mardinit:

    http://en.wikipedia.org/wiki/Mardin_Province

    Vdes per bajamet dhe per fat te mire ketu mund ti gjesh ne lloje te ndryshme, te pjekura, me kripe,me sheqer, me çokollate, me puder me kakao ..Te tera i kam provuar dhe vazhdoj ti marr rregullisht.Dihen vlerat e shumta te bajames mbase por une dua ti rendis dhe nje here per ju:)

    E pasur me vitaminat B1,B2,C si dhe kalçium,hekur.Specialistet e keshillojne ngrenien e bajames per freskim dhe zhvillim te mendjes:) si dhe per ti dhene gjalleri fytyres dhe lekures ne pergjithesi.Gjithashtu bajamja ka dhe nje efekt zbutes dhe qetesues.

    Bajamet jane kultivuar perpara 10.000 vitesh ne Anadoll deri sa ne shekullin e 18-te u importuan ne Amerike nga murgjer franceze.Tashme Amerika eshte vendi me me shume prodhim bajamesh.

    Sa i perket imlebessit , eshte nje lloj bajameje e sheqerosur qe mund ta gjesh vetem ne Mardin.Kam ngrene dhe me pare bajame te sheqerosura por kjo seç kishte nje lloj shijeje tjeter, me pikante.

    Duhet Provuar…

    Categories: food, traditional | Tags: | Leave a comment

    Gjelle vere me kunguj e djathe te fresket

    Ja dhe nje lloj gjelle tjeter perfekte per keto dite te nxehta , dite ne te cilat nuk deshirojme te hajme shume rendshem , por qe njekohesisht nuk duam ti largohemi shijeve pikante :)

    Per 2 persona:

    4 kunguj

    5 patate mesatare

    2 domate te medha te pjekura (po qene zemerkau aq me mire;)

    1 qepe e madhe

    1 luge gjelle salce speci i kuq ( i pergatitur ne shtepi.ketu shitet salce e tille.nese nuk gjeni merreni te gatshme ne market.pergatitja eshte shume e lehte dhe po jua shkruaj poshte)

    nje grusht me djathe tradicional ne forme teli (origjina jane Anadolli lindor dhe jugor.eshte nje lloj djathi i perfituar nga marrja e yndyrnave te teperta te qumeshtit.merr forme te tille nga perpunimi i tij me dore.por e ka sasine e kripes pakez te larte ndaj nuk duhet perdor ne sasi te medha.ja dhe foto e tij:

    http://www.cingiloglu.com/48/uploads/img467e9bef5a55f.jpg) [po nuk gjetet si ky djathi mund te perdorni djathe kaçkavall pa yndyre]

    kripe,piper i zi

    pakez “allspice” (ky eshte emri anglisht i erezes.ka pak ngjashmeri me kanellen por nuk eshte tamam si ajo)

    vaj ulliri (3 luge gjelle)

    uje sipas deshires tuaj

    1 buljon mishi ose pule

    Se pari pritini qepen ne forme draperi (holle).Pritini patatet si per gjelle dhe domatet po ashtu (pra jo shume te vogla) dhe kungujt ne forme rrethi.

    Vijini te tera se bashku per tu skuqur ne  tigan wok (tigan i thelle) ose tenxhere ne zjarr te ulet.Me tej perzini salcen,buljonin,kripen dhe erezat ne ujin qe do perdorni dhe shtojini ne gjelle).Lijini te gatuhen ne zjarr te ulet per disa kohe sa tere perimet te zbuten mire.Ne fund shtoni djathin siper ne tigan dhe lijeni sa te shkrihet dhe ai.Servireni te nxehte .Ju befte mire!

    Shenim: per pergatitjen e salces se specave te kuq : merrni 1 sasi specash te kuq dhe zijeni me tekniken me avull.Pastaj ndajini specat nga farat dhe lekura dhe me tej copetojini fare specat ne mikser deri sa te krijohet nje lloj salce.Me tej vendoseni ne nje tepsi dhe lijeni ne diell te thahet.Ne fund shtojini kripe dhe konservojeni ne nje kavanoz ne vend te fresket dhe pa drite.

    Categories: creative, flash, food, healthy, mediterranean, photography, traditional, veggie | Leave a comment

    Çorbe e Ftohte

    Kete çorbe , foton e se ciles e shihni ketu, nuk e kam bere une por e provova sot ne Midyat , nje nga vendet qe po vizitoj tani.(per me shume rreth Midyatit klikoni ketu:

    http://en.wikipedia.org/wiki/Midyat

    Kjo çorbe qe karakteristike per kete vend ndaj e pashe te udhes ta ndaj me ju.Pergatitja eshte shume e thjeshte (megjithse permasa nuk ju jap dot kete here se nuk e bera vete:)

    Pergatitja:

    grure ashureje

    kos

    hudhra

    kripe

    nanexhik i thate ose i fresket

    Zijeni grurin dhe perzijeni me kosin e ftohte duke i shtuar hudhrat e grira holle dhe kripen si dhe nanexhikun.Lijeni nje cope here sa nanexhiku dhe hudhrat te leshojne aromen.Ju befte mire!

     

    Categories: food, healthy, life style, photography, traditional, veggie | Tags: | 6 Comments

    Rulo me patllixhan

    Vera po ndihet perhere e me shume e se bashku me te edhe gatimet qe i shkojne per shtat kesaj stine.Pra te skuqurat.Sado qe nuk jane shume te keshillueshme dhe te shendetshme kane lezet dreqkat.Plus qe une u perpoqa me sa munda ta beja me sa me pak kalori.Shpresoj t’ju pelqejne:

    Per nja 20 rulo me patllixhan ju nevojiten:

    3 patllixhane te medhenj

    3 domate te pjekura

    3 thelpinj hudhrash

    1 veze

    miell per te lyer patllixhanat (une kisha harruar me blere miell,ja kercita me irmik serish.Turp e faqja e zeze çfare amvise koti jam:p)

    pak rozmarine (e thate ose e fresket)

    kripe/piper i zi

    vaj per skuqje

    Se pari hiqjani patllxhanave lekuren dhe pritini ne fillim pergjysem,me tej çdo gjysme priteni persegjati ne 3 pjese ose 4 (sipas hollesise qe deshironi).Lijini ne nje tas me uje me kriper disa minuta ,qe ti iki shija e hidhur.

    Nga ana tjeter pritini domatet ne forme kubash te vegjel,po ashtu grini holle hudhrat.Vijini domatet ,hudhrat,kripen,piperin dhe rozmarinen ne nje tigan per tu zier.Mos shtoni vaj,lerini te zihen dhe shkrihen ne lengun e domateve.

    Nderkohe merrini patllixhanet dhe lyjini me veze (vezen hidheni ne nje tas dhe perzijeni me pare).Me tej lyjini patllixhanet me miell dhe vijini te skuqen ne vajin e nxehte.Pastaj vendosini nje cope kohe ne nje pjate ku te keni vene pecete me pare,qe ti thithet ca vaji.

    Pastaj siper çdo patllixhani vini pak nga perzierja me domate qe pergatiten lart dhe me tej paloseni patllixhanin ashtu siç duket ne foto (ne foto ka dhe pamje te patllixhanit te papalosur).Veproni keshtu me te tere patllixhanet.Servirini te nxehta.

    Ju befte mire!

    Categories: creative, kitchen art, mediterranean, meze, photography, traditional, veggie | Leave a comment

    Pule me perime ne qese furre

    Sot do ju jap dhe nje menyre tjeter (mbase te shumeditur) te gatimit te shpejte dhe me te shendetshem te pules.Pjekja e saj  dhe perimeve shoqeruese ne qese furre!Ju kursen juve kalorite, vajin e tepert dhe kohen!

    E mire e di , qe nuk ka asigje qe nderrohet me ato patatet e pjekme me pule ne furre, por nuk duhet te jemi konservatore ne ushqim:) edhe kjo eshte shume e shijshme.

    Per pergatitjen e e saj duhen:

    1 pule

    3 patate

    1 qepe mesatare

    2 speca jeshile ose te kuq

    2 domate te pjekura (nese nuk e doni me shume lenge mund te mos i perdorni domatet)

    1 karrote

    ereza me shumice (rigon,piper i zi, rozmarine,piper i kuq, curry,cumin etj)

    kripe

    Pritini perimet ne forme kubash te vegjel dhe perzijini me tere erezat e lartpermendura dhe kripen.Lijini ashtu nje fare kohe derisa era e erezave te depertoje ne to.Te njejten gje bejeni dhe me pulen.

    Me pas futeni pulen ne qese dhe shtoni dhe perimet rreth saj.Nuk keni nevoje te shtoni vaj,por nese doni edhe mundeni.Por nuk eshte se do ja ndjeni nevojen dhe qellimi i ketij gatimi ne qese eshte qe te mos perdoret vaj ekstra.Pasi ti keni vene te tera perimet,mbylleni qesen dhe hapni disa vrima te vogla  me gjilpere .Futeni ne furren e ngrohur pakez dhe piqeni ne 150 grade celcius ,duke e kontrolluar vazhdimisht deri sa pula te jete pjekur perfundimisht.

    Ju befte mire!

    Categories: chicken, creative, food, healthy, mediterranean, traditional, veggie | Leave a comment

    Biftek i zier me perime

    Siç e dini mishi per mua hyn tek ushqimet e paperfillura.Mbase bifteku ben nje perjashtim ne kete rast.Me pelqen ta shoqeroj biftekun me pilaf te perzier me shume ereza ose me perime, siç mund ta shihni dhe ne kete figure ,receten e se ciles e keni poshte.Eshte fare fare e thjeshte , por une lashe thonjte kur e provova .(Merita e recetes , si dhe shumica e recetave ketu i perket sime meje:)

    Per 2 persona:

    2 copa mish viçi (tul pa pike dhjami;)

    2 karrota

    2 speca jeshile

    2 kunguj

    rigon,kripe,piper i zi,rozmarine.

    1 luge e madhe druri vaj

    uje me sy

    Copat e mishit rrihen deri sa te behen me petashuqe.Me tej siper tyre hidhen erezat dhe perzihen me to.Pritini karrotat,kungujt dhe specat ne copa mesatare dhe perzijini dhe keto te fundit me erezat mire.Lerini mishin dhe perimet nje cope here sa deri sa erezat te depertojne aromen e tyre mbi to.Me pas ne nje tigan vini vajin te skuqet dhe siper vijini mishin dhe perimet.Me tej pa i skuqur fare (nese doni dhe mund ti skuqni) shtoni ujin nga to me ngadale dhe ne sasi te vogla.Bejeni kete vazhdimisht , duke i kthyer perimet dhe bifteket disa here deri sa te jene gatuar.Ne fund fare edhe ujin duhet ta kene pire pak a shume.Servirini te nxehta.Ju befte mire!

    shenim: sipas deshires mund te shtoni dhe domate te pjekura (2 cope) te prera ne forme kubash te vegjel dhe 2 thelpinj hudre te grire holle.Ne kete rast sasi a ujit te perdorur do te jete me pak.

    Categories: creative, food, mediterranean, traditional, veggie | Tags: | Leave a comment

    Menuja e dites-Gatime flash .5

    Nuk dini se çfare te gatuani per sot?

    S’ka problem fare.Yummania do ju jape nje menu te thjeshte dhe te shpejte ne gatim.

    Siç mund ta shihni dhe ne foto kemi :

    1.Jufka te gatuara me pane.

    2.Kofsha te fresketaaaaaaaaa bretkosash te skuqura me veze.

    3.Sallate lakre te kuqe me uthull balsamike/ose thartire shege

    Se pari merrini jufkat dhe zijini.Pasi ti kulloni perzijini me panen.Jane gati per sherbim.

    Kofshat e bretkoses zhytini ne nje tas me veze te rrahur ,pastaj kalojini pak ne miell dhe vijini te skuqen ne vaj te nxehte.

    Dhe me se fundmi sallata:

    Ju duhet vetem laker e kuqe (ne sasine qe deshironi),vaj ulliri,uthull balsamike/ose leng shege i tharet qe edhe ky eshte si tip uthulle,kripe.Lakren prejeni holle dhe shtojani tere asortimentet e mesiperme.

    Ju befshin mire!

    Categories: creative, flash, food, healthy, traditional | 9 Comments

    Burani

    Burania ka hyre perhere ne gjellet mia te preferuara me spinaq madje dhe e para qe kam mesuar te bej me kete perime:)

    Sado qe eshte mjaft e aplikuar dhe e gatuar shume tek ne dhe megjithese jam e sigurte se shume prej jush e dine , une e gatova disi me ndryshe kete here ndaj doja ta ndaja me ju.

    Per 4 porsione ju duhen:

    1 kg spinaq

    2 karrota

    2 qepe mesatare

    nje grusht sherije supe (si ato qe duken ne foto)

    2 luge vaj ulliri (luge druri e kam llafin)

    kripe,piper

    pak vegeta

    uje sipas deshires

    Pritini karrotat ne forme kubike ose rretha te holle dhe zijini pakez ne fillim.Lajeni spinaqin mire dhe grijeni dhe ate holle, po ashtu dhe qepet grijini holle.

    Sherijet e supes (mund te perdorni dhe oriz nuk prish pune), shpelajini mire ne uje te ngrohte qe ti iki niseshteja e tepruar.

    Vini se pari qepet e grira te skuqen pakez ne tenxhere dhe me tej shtoni dhe spinaqin e karrotat , si dhe sherijet.Prisni ca deri sa spinaqi te bjere dhe mblidhet ne menyre qe ta leshoje komplet lengun e vet dhe shtojini uje me sy.

    Nderkohe shtojini dhe piperin,kripen dhe vegeten dhe lijeni te zihet ne zjarr te ulet,derisa sherijet dhe karrotat te jene zier sa duhet dhe uji i tepert te jete thithur.

    Opsionale: perpara servirjes mund ti hidhni dhe nje veze siper dhe ta skuqni siper spinaqit , keshtu ta hani gjellen me veze siper.

    Po ashtu sipas deshires gjelles mund ti shtoni dhe salce dhe kime.

    Servireni te ngrohte dhe mos harroni dhe kosin se i jep shume lezet:)

    Ju befte mire!

    Categories: creative, healthy, kitchen art, mediterranean, photography, traditional, veggie | 4 Comments

    Receta “kafshatash”

    Sot po ju jap dy receta te thjeshta “kafshatash” , perkthyer kjo e fundit mekanikisht nga amerikançja:) “snacks”.”Kafshatat” kane fituar prioritet kohet e fundit ne fushen e kulinarise dhe klientet me te mire te tyre jane te tere ata qe duan te ushqehen kendshem,lehtshem dhe me variacion.Te qenurit i tyre te lehta dhe te kollajshme per tu mbajtur i ka bere ato shume te pelqyera dhe te superporositura sidomos ne ambjente pune,panairesh,etj etj.

    Qe te dyja recetat e “kafshatave” qe do ju jap sot jane shume te thjeshta,te shpejta ne pergatitje dhe light:) Nje treshe kjo mese e nevojshme ne ditet e sotme , te mbushura plot me stres dhe detyrime te perditshme.Duke menduar se dhe vera eshte prane dhe s’na ka ngelur shume kohe per te zhdukur gjynafet e dimrit , po ju jap keto dy receta te cilat jane pergatitur enkas me kos dhe perime per t’ju freskuar njekohesisht. Sigurisht qe keto te fundit mund te perdoren fare mire dhe si meze per raki shkojne qe te dyja.

    Receta nr.1 (foto perkatese nr.1): Hajdari

    Eshte nje lloj mezeje shume e perhapur ne Turqi.Per pergatitjen e nje racioni te tij duhen:

    1 gote uji salce kosi

    4 luge vaj ulliri

    2 thelbinj hudhre te shtypur mire

    pak koper

    piper i kuq

    kripe

    (sipas deshires mund ti shtoni dhe pak djathe te bardhe ne rende.ne nje rast te tille ne vend te kopres shtojini nanexhik te thate)

    Perzijini mire te tera asortimentet dhe lijini nje fare kohe sa erezat apo perimet te leshojne aromen e tyre.

    Salce me laker te kuqe:(foto perkatese nr.2)

    Per nje tas te madh me kete salce ju duhen:

    çerek lakre e kuqe mesatare

    5-6 luge kos i trashe ose salce kosi

    pak koper

    2 thelbinj hudhre

    pak vaj ulliri

    kripe

    3 luge vaj ulliri

    Grijeni lakren e kuqe holle dhe persegjati.Po ashtu grini holle dhe hudhren.Perzijini te tera asortimentet me njera tjeteren dhe serish lerini nje kohe qe te leshojne aromen.

    Salcat per “kafshatat” jane gati.Ju befshin mire!

    Categories: creative, flash, life style, mediterranean, meze, traditional, turkish cuisine, veggie | 2 Comments

    Proudly powered by WordPress Theme: Adventure Journal by Contexture International.

    Follow

    Get every new post delivered to your Inbox.

    Join 223 other followers

    %d bloggers like this: