fruit

Strawberry & cocoa ice cream /Akullore me luleshtrydhe dhe kakao

 photo IMG_9309-1_zps31f1fe10.jpg

To prepare this yummy ice -cream, I used.
500 gr of heavy cream
3 tablespoons of cocoa powder
200 gr dark chocolate
250 ml milk
6 tablespoons of honey
one pinch of salt
5 egg yolks
200 gr of strawberries
a pinch of chopped pistachio
100 gr of vanilla

Whisk the heavy cream and cocoa powder together until the cocoa is dissolved.Put them in a saucepan and heat them for a while , while continuously whisking them.Drop the finely chopped dark chocolate over the saucepan and keep on whisking.Remove it from the heat. Put the homogenous ice cream base in a bowl .

Afterwards mix together the milk, honey,the pinch of salt, in a saucepan under a medium temperature.On the other side whisk the egg yolks in a bowl.Add some part of the milk mixture over the bowl where the egg yolks are found, whisking them all continuously. In the end , add this to the pan where the rest of the milk mixture is being heated.Keep on stirring them all under a medium heat , until it gets thickened. Once ready add this mixture to the firstly prepared cacao mixture ,altogether with the vanilla, chopped pistachio and finely chopped strawberries.Mix them together and let them in the fridge to get frozen.
Serve it with some more strawberries :)
Bon Appétit:)

Albanian – Shqip :

500 g krem
3 lugë kakao pluhur
200 g çokollatë me perqindje te larte kakao
250 ml qumësht
6 lugë mjaltë
pak kripe
5 te verdha veze
200 g luleshtrydhe
pak fëstëk i shtypur
100 g vanilje

Perzini se bashku kremin me pluhurin e kakaos deri sa kakao te tretet ne krem.Hidhini ne nje tenxhere dhe perzijini nen nje temperature te mesme , duke i rrahur vazhdimisht me nje luge.Me tej shtojini siper dhe cokollaten e erret te copetuar holle dhe perzijini dhe nje cope kohe se bashku.Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe permbajtjen qe perfituat hidheni ne nje tas.

Ne nje tenxhere tjeter perzini se bashku qumeshtin, kripen, mjaltin se bashku nen nje tem[erature te mesme.Ne nje tas rrihini te verdhat e vezeve se bashku.Hidhni ne kete tas pak nga mikstura e qumeshtit dhe perzijini mire.Me tutje hidheni kete te fundit ne tenxheren ku eshte pjesa tjeter e mikstures me qumesht e perzijini mire deri sa te ndjeni qe do te trashet.Me tutje hidheni kete miksture te fundit , mbi miksturen e pare me kakao dhe shtojini siper vaniljen, fëstëkun e shtypur dhe luleshtrydhet e prera ne copa te vogla.Perzijini te gjitha se bashku dhe me tej lijeni tasin ne akull qe te ngrihet masa.Akullorja eshte gati.Servireni ate me disa luleshtrydhe me shume :)

Ju befte mire !

Categories: desert, food, fruit, photography, recipes-in-english | 4 Comments

Keep it fruity & healthy :)

 photo IMG_7671_zps3f806374.jpg

 photo IMG_7667_zpscb5da8b5.jpg

 photo 1052_476623212370593_747507059_n_zpsc09ed7aa.jpg

 photo 11416_540411009325146_1061110897_n_zpsd1f5b482.jpg

 photo 561664_463109613721953_655807149_n_zpsaea155b0.jpg

 photo 558309_524563477576566_351026276_n_zpse982fc93.jpg

 photo 319474_456378587728389_1321565547_n_zps4681bfd2.jpg

check here for more fruit goodness ;)

Categories: fruit, healthy, photography, recipes-in-english | Leave a comment

Homemade jams

Photobucket
in the pic (home made apricot,black cherry,quince,figs,red cherry jams)

How do you make your homemade jams? Usually the technique i use is boiling together 1 kg of sugar per 1 kg of fruit.Sometimes i add a pinch of cinnamon to that.And for some other jams , like watermelon jam for example , lime using is a must before boiling of the watermelon shell with sugar.
Actually i like to use half amount of the sugar and a lot of lemon juice and zest but this makes them not long lasting.
What are your techniques of making home made jam?

Photobucket
in the pic (home made quince jam)

Categories: breakfast, food, fruit, jam, photography, recipes-in-english | Leave a comment

Refreshing tip of the day : Cold fruit salad

Photobucket

Fruit salads are some of the best things to eat during hot summer days. Nutritious and energizing , they are a must to fight the fatigue caused by dehydration.
To make this super easy fruit salad i used:

Photobucket

Half a melon
2 nectarines
2 apricots
half a banana
one slice of watermelon

Take the seeds of the melon away , to create a natural fruit bowl:) Cut the nectarines,apricots and banana in small pieces.Fill the melon with all of them and add the slice of watermelon on top.

Bon Appétit !

Shqip-Albanian
Sallate e ftohte me fruta:

Gjysem pjepri
2 nektarina
2 kajsi
gjysem banane
nje cope e vogel shalqi

Pritini nektarinat, kajsite dhe bananet holle.Hidhini te gjitha siper pjeprit te cilin e perdorni si nje tas natyral pasi ti hiqni farat.
Ju befte mire!

Categories: food, fruit, healthy, mediterranean, photography, summer | Leave a comment

Season goodies :)

Photobucket
strawberries & mulberries

Photobucket

Photobucket

Photobucket
Photobucket

apricots & red+yellow cherries

Photobucket

loquats

Categories: fruit, photography | Leave a comment

Bollgur tershere me qershi, kanelle & karafil

Photobucket

Une e dua shume tersheren . Tersheren e gjeni ne forma te ndryshme ne markete.Disa jane me pak te shtypura disa te shtypura mjaft imet.Dihen vlerat e pafund te saj per shendetin .Nese doni te lexoni me shume mund te ndiqni kete link.
Une e preferoj shume si ushqim.Menyra qe e perdor me shume eshte me kos dhe pak vaj ulliri e kripe dhe kastravec.
Kete here provova nje gje te re per nder te qershive :)

Photobucket

Per nje tas 250 gr me bollgur me qershi perdora:

1 filxhan kafe plot me tershere normale (jo te imet, nga versioni qe perdoret per tu zier)
25 kokrra qershi
200 gr qumesht
pak uje
1 luge embelsire kanelle
1 luge sheqer (mund te perdorni dhe mjalte po deshet ose sheqer kaf.nese ju duket pak sasia e sheqerit mund te vini me shume kjo eshte sasia ime).
2-3 copa karafili te thate
2-3 bajame dhe lajthi per zbukurim e shije

Qershite prejini copa copa te vogla.Hidheni tersheren ne nje tenxhere dhe vijeni te zihet ne pak fare uje ne fillim.(maksimumi 50 gr uje).Pastaj shtojini qumeshtin dhe lijeni te zihet me te.Me tej shtoni sheqerin ose mjaltin, qershite e prera , kanellen e karafilin.Perzijini dhe pak.
Bollguri i tersheres eshte gati.Vendosini dhe copat e bajameve dhe lajthive siper.
Ju befte mire!

Photobucket

Categories: breakfast, creative, food, fruit, healthy, photography | Tags: | 4 Comments

Best time of the year , is the cherry time of the year;)

At least according to me , a huge cherry fan;)

for more pics check this album;)

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.360852370614345.89783.214338311932419&type=1

Categories: fruit, photography | Tags: | 2 Comments

Embelsire me biskota `ladyfingers`…

Photobucket

Keto lloj biskotash , te famshme ne perdorimin ne pergatitjen e embelsires tiramisu , quhen ndryshe ne gjuhe te ndryshme, psh kur isha ne Turqi mesova se quheshin `gjuhe maceje` :) por une perdora emrin `ladyfingers` ne anglisht ketu.
Per pergatitjen e kesaj embelsire te lehte dhe jo shume te sheqerosur perdora:

1 pako me biskota ladyfingers (rreth 30 cope)

per shtresen e karrotes se sheqerosur

1 kg karrota
100 gr sheqer
pak uje
kanelle
200 gr arra te thyera

per muhalebine

1 lt qumesht
1 veze
2 luge niseshte
100 ml uje
1 pakete vanilje

Photobucket

Grijini karrotat ne mikser. Hidhini ne tenxhere , ku do te shtoni dhe sheqerin dhe ujin dhe perzijini nje cope here sa te shkrihet sheqeri.Nga fundi kur te jete trashur masa e karrotave hidhini dhe kanellen me arrat e shtypura dhe perzijeni dhe nje here.

Per muhalebine : Hidhni se pari 2 luget e niseshtese ne nje tas , shtoni dhe 100 ml uje dhe perzijini se bashku duke mos lene niseshtene te formoje toptha.Ne nje tas tjeter rrifeni vezen.Me tej shtojani vezen tasit ku ndodhet niseshteja e perzier me uje dhe perzijeni dhe nje here.Ne nje tenxhere tjeter hidhni 1 lt qumesht dhe siper shtojini dhe niseshtene me vezen qe sapo perziet.Me tej shtoni dhe pakon e vaniljes.
Vazhdoni ti perzini te gjitha ne zjarr normal deri sa masa te trashet.
Lijeni muhalebine te ftohet nja 5 minuta.

Shtroni nje pjese te biskotave ne tasin e xhamit , me tej hidhini nje pjese te muhalebise siper tyre.Me tej hidhini siper masen me karrota dhe arra dhe serish mbulojeni me nje shtrese tjeter bikotash dhe perfundojeni serish me shtrese me muhalebi siper.
Te gjitha hapat e mesiperme , mund ti ndiqni dhe nepermjet figurave ne foton poshte.

Photobucket

Embelsira eshte gati.Lijeni te ftohet dhe me pas mund ta sherbeni.
Ju befte mire!

Categories: desert, food, fruit, photography | 7 Comments

Komposto Kumbulle

6076866270_0216acb3b8_z

Ne ditet e nxehta nuk besoj se mendoni per te ngrenen me shume sesa per tu freskuar ndaj vura sot ketu receten e kompostos se kumbulles, frut shume lehte i gjendur po aq sa dhe i ushqyeshem.Shumekush prej jush jam e sigurte qe e di si ta beje , por meqe Yummania njihet per recetat e saj te thjeshta , besoj se do ti hyje ne pune dikujt qe eshte i ri ne kulinari;)
Une e pergatita komposton keshtu:
1,5 kg kumbulla
4 luge gjelle sheqer
1/2 lt uje.

Kumbullat lahen dhe hidhen ne tehxhere.I shtohet siper sheqeri (mund ta shtoni ose pakesoni sasine e sheqerit sipas deshires, me masen qe kam dhene une del dicka qe nuk eshte shume e embel por as e tharet).
Lijeni te zihen ashtu vete pasi do ta leshojne ujin e vet.Me vone mund ti shtoni dhe ujin te gjithe njehere ose pjese pjese si te doni.Pasi te kene zjere per nje kohe te gjate , kur te mendoni se kumbullat e kane leshuar esencen e tyre , hiqini nga zjarri dhe lereni komposton te ftohet.Me tej derdheni te gjithe masen ne nje tas te madh duke perdorur nje kullose.Shtypni me nje luge siper kulloses qe te ndihmoni te derdhet poshte lengu si dhe nje pjese e pulpes se frutit (me tej me nje kullose me te imet mund te ndani dhe pulpin nga lengu, une per vete i lashe bashke mendoj se kane me shume lezet keshtu).
Me tej konservojeni ate ne frigorifer dhe servireni te ftohte.
Ju befte mire!

Categories: food, fruit, healthy | Tags: | Leave a comment

Kek me karrota


Ne keto dite te ftohta dimri , mendova se nje recete keku e shoqeruar me caj ose kafe prane vatrave te ngrohta do ju vinte mire;)
Kete here po ju jap receten e kekut me karrote, qe ne fakt eshte shume e thjeshte dhe shume prej jush mbase e dine.Une kete here perdora nje permbajtes me te vecante, thjesht per ndryshim .Sic dihet kanella perdoret shpesh ne kekun e kanelles por une kete here perdora `star anise` qe eshte nje bime ne forme ylli me arome anise.
Kjo bime me origjine nga Kina perdoret per pergatitjen e likereve dhe ne gatime te ndryshme .Per me teper rreth saj mund te lexoni ketu :

http://en.wikipedia.org/wiki/Star_anise

Meqenese aroma e kesaj bime nuk pelqehet nga te tere , ju keshilloj te mos e perdorni ne sasi te medha.

Per te pergatitur nje kek te tille perdora:

3 veze
1 & 1/2 gote sheqer
3 gota miell
1 gote gjalpe i shkrire
3 karrota
nje grusht te madh me arra,bajame ose lajthi te shtypura
disa fara star anise
nje luge kafeje sode buke

Si fillim grijini karrotat ne rende.Me tej ne nje tas hidhni te tere asortimentet e lartpermendura pervec karrotave dhe farave te star anise.Perzijeni brumin mire.Duhet te kini parasysh qe brumi mos te jete shume i forte ne fund por disi elastik.
Pas kesaj faze mund te shtoni dhe karrotat e farat e star anise tek brumi dhe perzijeni mire.
Ne nje tepsi xhami ose ne nje forme keku shtroni harxhin pasi ta keni lyer me pak gjalpe qe te mos ngjitet.
Vijeni te piqet per rreth nje ore ne furren e ndezur disa minuta me pare ne temperaturen 150 gr C per rreth nje ore.
Provojeni kekun me thike gjate pjekjes dhe hiqeni kur ta shihni qe eshte gati.

Servireni te ngrohte.JU BEFTE MIRE!

Categories: creative, desert, food, fruit, photography, tea time | Tags: | Leave a comment

Kek i lagur

Kjo recete keku eshte shume popullore ne Turqi.Kisha ca kohe qe mendoja ta ndaja me ju, mirepo kisha shume receta te ndryshme rreth ketij keku.Si perfundim vendosa te zgjedh njeren ;)

Ate e morra ne kete faqe (www.portakalagaci.com) , mgjth bera disa ndryshime se turqit perdorin shume sheqer dhe yndyre  ;)

Per ta pergatitur kete kek ju duhen :

4 veze

100 gr sheqer

2 luge kakao

150 ml qumesht

60 ml vaj

200 gr miell

sode buke

1 pakete vanilje

1 gote leng qershie (une e perziva ca dhe me portokall, mund te perdorni dhe lengje te tjera sipas deshires)

Pergatitja :

Perzini 4 vezet me sheqerin,kakaon,vajin dhe qumeshtin.Nga ky mix lini menjane nja 100 ml ne nje gote uji.Ne pjesen qe ngelet shtoni miellin (te cilin e keni perzier me pare me soden) dhe vaniljen dhe perzijini dhe njehere.

Me tej futeni kete mase ne nje tepsi xhami te lyer me pare me pak gjalpe dhe vijeni te piqet per 45-50 minuta ne 180 gr C.

Me pas nxirreni nga furra dhe hidhni siper kekut lengun e qershive (sic ju thashe une i shtova dhe lengun e nje limoni si dhe i lashe kokrrat e qershive pasi i qe shtrydhur lengu brenda ne gote).

Lijeni 5 minuta sa te pije lengun dhe me pas hidhini dhe miksturen qe patet vene  menjane ne nje gote qe ne fillim .Kujdesuni qe te laget mire tere keku.

Me tej futeni ne furre serish dhe lijeni ta pije vete lengun pa e ndezur me furren!Une e lashe nja 15 minuta do ta shikoni qe eshte gati kur miksi qe i hodhet ne fund te rrije si i mpiksur ;)

Ju befte mire!

Me tej

Categories: desert, food, fruit, kakao, turkish cuisine | 14 Comments

Sallate me lakra, molle & karrota

Lakra eshte nje nga perimet me te preferuara dhe nga dieticienet per shkak te vetise se saj diuretike.Por jo te tere e duan lakren dhe shijen e saj.Ketu po ju sjell nje recete sallate me laker qe e kam mesuar ne Turqi.
Shpresoj t`ju pelqeje.
Per kete sallate ju duhen :

Gjysem lakre e bardhe
1 molle
dy karrota te mesme
lengu i nje limoni
1 luge mustarde
vaj ulliri
kripe

Priten gjethet e lakres imet.Po ashtu edhe molla dhe karrota grihen imet.Me tej vendosen ne pjatancen e sallates.
Vecmas pergatisni vajin dhe shtoni dhe mustarden dhe lengun e limonit e kripen ne nje tas deri sa te krijohet nje mase homogjene.
Hidheni me tej siper pjatances dhe perzijeni.
Sallata eshte gati.
Ju befte mire!

Categories: flash, food, fruit, healthy, salad, turkish cuisine, veggie | 2 Comments

Bombardim me vitamine C :)

Ardhja e pranveres ,sjell perhere plogeshti apo lodhje ndaj sot vendosa te sjell ketu nje recete shume te thjeshte , sa edhe energjike.
Per ta pergatitur kete pjate te kendshme ju nevojiten:

400 gr luleshtrydhe
2 portokalle
2 limona
2 luge sheqer

Lajini luleshtrydhet dhe pritini ne forme rrethore.Shtrydhni portokallet dhe limonat dhe shtojini dhe sheqerin lengut te tyre .Perzijini mire dhe hidhini siper luleshtrydheve .Lijeni per nje kohe ne frigorifer.
Servireni te ftohte.
Ju befte mire!

Categories: flash, food, fruit, photography | 6 Comments

Komposto me miks frutash

Per kete komposto ju duhen:

2 molle

2 dardha

1 ftua

1 karrote

Lengu i 3 portokalleve,3 mandarinave,3 limonave

100 gr sheqer (opsionale kjo sasi)

1,50 lt uje

Pritini mollet,dardhat,ftoin ne copa te vogla , duke ja hequr lejurat perpara.Hiqjani dhe karrotes lekuren dhe grijeni.Vijini te tera per tu zier duke i shtuat ujin dhe sheqerin.

Me tej lijini te ftohen dhe pastaj perzijini te tera ne mikser deri sa re kkrijohet nje mase homogjene.Me tej shtojini dhe lengun e agrumeve te permendura me siper.

Servireni te fresket.Ju befte mire!

Categories: creative, food, fruit, healthy, kitchen art | Tags: | 2 Comments

Breakfast of kings:)

Ja ku po vij serish me nje menu mengjesi.Nje menu mengjesi qe mua me pelqen shume dhe me jep energji pozitive sa here e aplikoj:)

Fergese ne stilin turk (qe jua kam dhene me pare por sot po sjel pak me ndryshe) dhe leng portokalli-mandarine-limoni jeshil,qitro dhe xhenxhefili.

Se pari lengu: sasine e agrumeve vendoseni vete sipas personave .per nje person: nje cope nga çdo agrum i lartpermendur dhe nje cope e vogel (sa nje bajame psh) xhenxhefili i fresket.Xhenxhefilit hiqjani lekuren dhe grijeni holle.Me pas shtrydhni lengun e agrumeve dhe perzijeni me copat e xhenxhefilit ne mikser.Lengu eshte gati.

Per fergesen per 1 person:

2 speca jeshile

1 domate e madhe e pjekur

1 veze

1 grusht majdanoz

2 feta te holla djathi pice

pak piper i kuq

kripe

vaj

Pritini specat dhe domatet holle.Po ashtu dhe majdanozin.Skuqini pak specat dhe me tej shtoni dhe domaten dhe lijini te zihen pak ne zjarr te ulet ne lengun e domates.Me pas shtojini kripen,vezen te cilen do ta hidhni te paperzier siç eshte, dhe fetat e djathit.Lereni pak ne zjarr qe te shkrihen fetat e djathit dhe veza te piqet.Servireni te nxehte me piper te kuq siper.Ju befte mire!

Categories: breakfast, creative, food, fruit, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional, turkish cuisine, veggie | 10 Comments

Prevede Ftoi

Sot po ju jap receten e prevedese se ftoit , te cilen mund ta perdorni si per te embeltuar gojen, po ashtu dhe mbi pasta apo embelsira te ndryshme.Mendova ta bej me ftua pasi tani ka dhe kohen.Receta dhe pergatitja eshte shume e thjeshte.

Per te pergatitur nje tas me prevede ftoi ju duhen:

1 ftua i madh

5 luge sheqer (mund te perdorni dhe sheqer kaf)

uje me sy

farat e ftoit (per ngjyre)

lengu i 1/2 limoni

Se pari hiqjani lekuren ftoit, me tej priteni ne copa te vogla. Vijeni te zihetne zjarr te ulet qe ta leshoje tere aromen .Me pas, hiqini copat e ftoit nga tenxherja dhe shtoni sheqerin,lengun e limonit dhe farat e kungullit te cilat jane te nevojshme per ti dhene ngjyre te kuqe prevedese.Perzijini te tera gjate tere kohes deri sa lengu te trashet.Me pas konservojeni ne nje tas qelqi dhe konsumojeni te ftohte.Do ju keshilloja ta shoqeroni me feta ftoi (si ne foto) nese do ta hani direkt siç eshte pasi ju vel me pak.

Ju befte mire!

Categories: breakfast, flash, food, fruit, jam | 2 Comments

Karrota : E zgjedhura e muajit

Duke filluar qe nga ky muaj do te zgjedh nje perime a frut te stines perkatese dhe do ju paraqes disa receta te ndryshme me te.

Mendova ta nis me karroten , meqenese jemi ne muajin dhjetor dhe e ka kohen tashme.

100 gr karrote permban 40 kalori.Po ashtu eshte shume e pasur me kripera mineral, magnezium,hekur,kalçium dhe sidomos me vitaminen A , po ashtu dhe me vitaminen B,C,E si dhe karaton dhe karotine.Vetem duke ngrene karote mund te marrim masen e nevojshme te ketyre elementeve per trupin tone.Ndihmon ne problemet e syve,marrjemendsh,tension i ulet, raste keputjesh.Po ashtu per shkak te vetise se hapjes se bronsheve ndalon kollen e thate.Sipas nje studimi te universitetit te Harvardit, nese perdoret 5 here ne jave ndalon rrezikun e infarktit tek grate dhe ul bindshem rrezikun e paralizes.Ndersa tek burrat thuhet se ul 10% sasine e kolesterolit ne gjak ne rast te perdorimit te 2 karrotave ne dite. Po ashtu lufton dhe kancerin e mushkerive dhe forcon sistemin imunitar.Shton gjakun dhe ndihmon te semuret me ulçer gjithashtu.

Karrota ka filluar te perdoret dendur dhe ne kozmetike per shkak te vitamines A dhe sasise se bollshme te betakarotenes qe zoteron.Kjo ndihmon lekuren kundrejt tharjes dhe radikaleve te lira.Po ju jap dhe nje maske fytyre meqenese jemi tek kozmetika.

Grini holle nje karrote, siper shtojini nje lug çaji mjalte dhe lengun e nje gjysme limoni.Perzijeni mire dhe vijeni mbi fytyren e pastruar per nja 10-15 minuta.Shplajeni mire, do ta shihni se fytyra juaj do jete me e lemuar dhe e bute.Po ashtu kete mund ta ushtroni dhe ne trup.

Rubrika do vijoje me nje recete sallate me karrota.

Categories: curiosity, food, fruit, healthy | 7 Comments

Embelsira e trendafilit

Sot do t’ju jap serish 1 recete emlesire turke.Kjo lloj embelsire eshte shume e perhapur prej shekujsh ketu.Sidomos gjate muajit te Ramazanit edhe sot e kesaj dite preferhet shume , per shkak te te qenurit nje embelsire e lehte , e preferuar kjo pas iftarit te ngarkuar.Emrin e ka te tille pasi ne te perdoret lengu i trendafilit.

Kjo lloj embelsire ka disa menyra pergatitjeje, por ka diçka qe nuk ndryshon ne asnje nga keto menyra:

1.Qumeshti duhet te jete i vaket kur te perdoret , perndryshe çan petet.

Permbajtja per nje tepsi me embelsire trendafili:

6 peta te thata dhe te holla (mund te jene dhe katrore)

1 lt qumesht

2 1/2 gote sheqer

100 lt leng trendafili

arra dhe lajthi te grira holle

thela kivi,copa qershie apo kokrra shege per zbukurim siper

po ashtu mund ta zbukuroni dhe me flete trendafili

Se pari zini qumeshtin me sheqerin dhe me pas lijeni te ftohen deri sa te vaket. Ne tepsi vini peten e pare.Me tej , me nje luge shtroni siper petes qumeshtin me sheqer.Pasi ta keni lagur mire, hidhini siper arra dhe lajthite e grira.Vazhdoni keshtu deri ne fund te peteve.Ne fund fare pasi te keni lagur mire dhe peten e fundit me qumesht hidhni dhe lengun e trendafilit siper.Ne fund fare sperkateni serish me arra dhe lajthi dhe zbukurojeni me frutat ose petalet e trendafilit.Servireni te ftohte.

Ju befte mire!

Categories: desert, food, fruit, kitchen art, life style, photography, tea time, traditional, turkish cuisine | 36 Comments

Reçel Shalqini

Ma do mendja se shume nga ju e keni qejf reçelin e shalqinit.Une s’para ja them per reçelra dhe embelsirat ne pergjithsi kane filluar te me merziten rendshem , por ky eshte nje nga reçelrat qe ben ende perjashtim per midene time:)Dhe pergatitjen e ka fare te lehte.Per te perfituar  nje reçel shalqini sa me te suksesshem se pari ju duhet nje shalqi me lekure te trashe.Pasi ky reçel behet vetem me te bardhen e lekures se shalqinit.Pasi ta qeroni pjesen jeshile te tij priteni pjesen e bardhe ne copa si keto qe shini ne foto.Me pas lijini per nja 1 ore ne uje me gelqere.

Vini re! Gelqerja eshte pika kyçe e ketij reçeli.Nese e zieni rendom siç behet me reçelrat e tjere , do te perfitoni nje reçel, ndersa nese e lini keshtu do te hani reçel te vertete shalqini.Si bonus do perfitoni: Copa kerce dhe me nje pamje si prej xhami.Pra si nga paraqitja dhe nga ana e shijes do te fitoni shume:)

Me pas vijeni ne zihet pas i shtuar aspak uje por vetem sheqer (ne proporcion me lekurat e shalqinit ,pra nese hidhni 1 kg lekura po aq hidhni dhe sheqer).Sipas deshires mund ti hidhni siper dhe copa karafili ose gjethe borziloku te fresket.Ja rrit shume shijen.Lereni te zihet mire ne zjarr te ulet ashtu siç beni dhe me çdo reçel tjeter.Ruajeni ne frigorifer dhe servireni te ftohte.Ideale per qerasje alla shqiptarçe:)

Ju befte mire!

Categories: breakfast, creative, desert, food, fruit, jam, kitchen art, photography | 29 Comments

Krem karamel me qitro

 Pergatitja per 6 veta:

6 veze

1 lt qumesht

nje pakete vanilje

1/2 kg sheqer

(me falni qe shkruar gabim)

1 filxhan kafeje leng qitroje

thela qitroje per zbukurim

Per karamelin: 5 luge sheqer , 3 luge leng qitroje.

Se pari pergatisni karamelin duke perzier mire sheqerin dhe lengun e qitros deri sa t’e perfitoni nje leng te kafte te cilin do ta shperndani neper tasa.

Nga ana tjeter zijeni qumeshtin ne nje tenxhere dhe lijeni te ftohet pak.Ne nje tas rrihni duke perdoru mikser vezet se bashku me sheqerin dhe vaniljen deri sa te behen si shkume.Me pas perzijini me qumeshtin e vaket ne zjarr te ulet.Shperndajeni kete mase neper tasat qe hodhet kremin e karamelit si per pare dhe lijeni te ftohet ne frigorifer per disa ore.Perpara se ta servirni kthejini tasat mbrapsht ne menyre qe karameli te vije siper dhe zbukurojeni me thela qitroje.Ju befte mire!

Categories: creative, desert, food, fruit | 6 Comments

Create a free website or blog at WordPress.com. The Adventure Journal Theme.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 224 other followers

%d bloggers like this: