Embelsire me biskota `ladyfingers`…


485883_370366049662977_2074491079_n

Keto lloj biskotash , te famshme ne perdorimin ne pergatitjen e embelsires tiramisu , quhen ndryshe ne gjuhe te ndryshme, psh kur isha ne Turqi mesova se quheshin `gjuhe maceje` 🙂 por une perdora emrin `ladyfingers` ne anglisht ketu.
Per pergatitjen e kesaj embelsire te lehte dhe jo shume te sheqerosur perdora:

1 pako me biskota ladyfingers (rreth 30 cope)

per shtresen e karrotes se sheqerosur

1 kg karrota
100 gr sheqer
pak uje
kanelle
200 gr arra te thyera

per muhalebine

1 lt qumesht
1 veze
2 luge niseshte
100 ml uje
1 pakete vanilje

428955_370366079662974_1950113095_n

Grijini karrotat ne mikser. Hidhini ne tenxhere , ku do te shtoni dhe sheqerin dhe ujin dhe perzijini nje cope here sa te shkrihet sheqeri.Nga fundi kur te jete trashur masa e karrotave hidhini dhe kanellen me arrat e shtypura dhe perzijeni dhe nje here.

Per muhalebine : Hidhni se pari 2 luget e niseshtese ne nje tas , shtoni dhe 100 ml uje dhe perzijini se bashku duke mos lene niseshtene te formoje toptha.Ne nje tas tjeter rrifeni vezen.Me tej shtojani vezen tasit ku ndodhet niseshteja e perzier me uje dhe perzijeni dhe nje here.Ne nje tenxhere tjeter hidhni 1 lt qumesht dhe siper shtojini dhe niseshtene me vezen qe sapo perziet.Me tej shtoni dhe pakon e vaniljes.
Vazhdoni ti perzini te gjitha ne zjarr normal deri sa masa te trashet.
Lijeni muhalebine te ftohet nja 5 minuta.

Shtroni nje pjese te biskotave ne tasin e xhamit , me tej hidhini nje pjese te muhalebise siper tyre.Me tej hidhini siper masen me karrota dhe arra dhe serish mbulojeni me nje shtrese tjeter bikotash dhe perfundojeni serish me shtrese me muhalebi siper.
Te gjitha hapat e mesiperme , mund ti ndiqni dhe nepermjet figurave ne foton poshte.

404145_370366102996305_396658172_n

Embelsira eshte gati.Lijeni te ftohet dhe me pas mund ta sherbeni.
Ju befte mire!

Categories: desert, food, fruit, photography | 7 Comments

Post navigation

7 thoughts on “Embelsire me biskota `ladyfingers`…

  1. Shume e mire. Yummmy

  2. nejse

    vertet, sh interesant kombinimi i mualebise me perzjerjen e karrotave me arra.

    me frymezon t’i hyj tenxhereve.

  3. Eni kur do me ftosh per dreke?

  4. Pershendetje e dashur! Motra ime sapo e zbuloi site-n tuaj dhe une jam shume e gezuar qe jam tashme pjese e saj! Emri im eshte Kiki dhe une ashtu si ju me pelqen shume te gatuaj! Embelsirat jane specialiteti im dhe kjo recete duket shume e shijshme! Une kam nje site timin : http://kikiscookingtime.blogspot.com/ ku tregoj hap pas hapi te gjithe proceduren e recetes se treguar! Shpresoj qe ta vizitoni blogun tim dhe te lini pershtypjet tuaja mbi recetat dhe blogun tim!
    Do te deshiroja qe ne sidebar-in tim te blogut te ishte blogu juaj si nje inspirim per te gjithe shikuesit shqiptar te interesuar mbi gatimin! Ju lutem me vini ne dijeni te ketij opinioni!
    Gjithashtu ju mund te vizitoni dhe blogun tim personal : http://kikisbookofdreams.blogspot.com/
    Shpresoj te degjoj nga ju e te jeni duke kaluar nje mbremje te kendshme!

    xx, Kiki

    • flm per fjalet e mira Kiki e njoh faqen tende te modes dhe pashe dhe te gatimit gjithashtu, bravo per iniciativen tende je shume e shkathet.
      te uroj gjithe te mirat.
      perqafime
      Eni

Leave a comment

Create a free website or blog at WordPress.com.