Mantë

Manteja eshte nje lloj makarone e veçante turke e mbushur me mish.Shumekush mund ta krahasoje dhe me tortellinin, pasi ka njefare ngjashmerie, ndonese jo krejtesisht.
Per pergatitjen e brumit te saj ju duhen;
1 gote e nxehte uji
2 veze
kripe
miell
Per harxhin e brendshem ju duhen;
350 gr mish i grire
1 qepe e madhe
piper i zi
kripe

Pergatitja e mantese
Fillimisht pergatisni harxhin e brendshem, duke kaverdisur ne nje tenxhere, mishin e grire, qepen, ku i keni shtuar dhe kripen, piperin e zi dhe uje.
Ndersa per pergatitjen e brumit , hapni nje si grope ne mes te miellit dhe hidhni aty vezen , kripen,ujin dhe pak vaj.Pastaj perpunojeni brumin.Me tej lijeni ate te prese per 15-20 minuta.Kete perseriteni dhe nje here.Pas heres se dyte ndajeni brumin ne 2 pjese.Pastaj meshojini me dore seciles nga pjeseve per te formuar nje brume te rrumbullaket.
Hapni me okllai pjeset e brumit , duke u munduar ti hapni sa me te holla.Me tej prisni shirita te holle nga kjo pete.Cdo shirit ndajeni ne copa te vogla katrore.Keto copa mbushini me pjese te vogla nga harxhi dhe palosini keto te fundit si tregohen ne figuren lart.
Beni kujdes ti beni sa me te vogla , per kete arsye mos fusni shume nga harxhi.Pasi te keni mbaruar , futini te tera ne nje qese dhe lijini ne akull per 1 dite .Me pas hiqini prej andej dhe zijini ashtu sic zini makaronat.Mund ti hidhni 1 luge vaj kur i zini qe te mos ngjiten.
Sa i perket menyres se shoqerimit : manteja shoqerohet me kos me hudhra dhe nje sos qe pergatitet me piper te kuq pluhur te skuqur ne vaj te nxehte.Hidhni ne pjate kosin me hudhra dhe pak kripe shtoni mantene dhe ne fund sperkatini me sosin qe pergatitet me piperin e kuq pluhur te kaverdisur ne vaj.
Manteja eshte gati per servis.Ju befte mire!
per me shume rreth saj :
September 11, 2009
Enka,
keto gatimet qe sjell ti me duken jo vetem teper te ushqyeshme po edhe te aferta me menyren tone te gatimit, gje qe besoj na i ben me terheqese.
Tani e kuptoj se c’i lidh te gjitha keto gatesa, nje perafersi me menyren tone te ngrenit, me gjerat me te mira te saj.
Une kam vetem nje pike per te shtuar: une nuk jam fare mire te gatuaj me sy. P.sh kur t’i thua hedh uje (tek harxhi) une dua te di se sa, sepse nuk e gjykoj dot me sy (c’pret kur jam guzhinier fillestar si une). A mund te vesh ca masa vetem per mua?
Ose me ane te nje disclamer-i ne fund: per ujkun, hidh 1 gote uje, 3 gisht uje, etj
hehe jane disa gjera qe e humbasin lezetin kur jepen shume receta Ujk.
kuzhina eshte me e bukur kur disa gjera i ben spontane pra me sy
try it
thx
Kjo recete duket teper interesante, do ta provoj ne nje nga keto ditet
Komplimente per blogun
flm komplimente dhe ju per blogun;)