Buke me Rigon

Posted On April 30, 2009

Filed under mediterranean, photography
Tags: ,

Comments Dropped 8 responses

Sot po ju sjell ketu receten e nje lloj buke te vecante me rigon , qe mund ta pergatisni fare lehte ne shtepite tuaja.
Per nje buke per 4 persona duhen :

4 gota miell (mund te perdorni dhe miell thekre apo ndonje miell dietik)
1 filxhan kafe vaj ulliri
2 luge kafeje sheqer
2 luge kafeje kripe
1 luge gjelle maja
1 + 1/2 gote uje
1 grusht rigon

Perzijini tere elementet e mesiperme mire per te krijuar brumin e bukes.Me tej vijeni ate ne nje tas dhe pasi ti vini nje pecete pakez te lagur siper lijeni brumin te vije per rreth 30 minuta.Me pas merreni dhe punojeni dhe nje here.Pastaj jepini formen qe deshironi dhe vijeni ate ne tepsine qe e keni lyer me pare me pakez margarine ne furren e ngrohur pakez me perpara dhe lijeni deri sa te piqet nen temperaturen 180 gr C.
Servireni te nxehte.Ju befte mire!

8 Responses to “ Buke me Rigon ”

  1. Borzilok

    o Eni, ke meriten e te qenit nje nga pak gocat me te shendetshme qe permban kjo sfera virtuale ametare. Thua eshte e vertete qe Stambolli i embelson njerezit?

    Gjithsesi, pergezime te sinqerta per gjithe cka ndermerr.

    Te uroj me te miren.

    • yummania

      te falenderoj shume per fjalet e mira.uroj te vazhdoni ta ndiqni me kenaqesi yummanine pasi une perpiqem te sjelle gjera te shendetshme ;)

      gjithe te mirat,
      Eni

  2. Ravintsara

    Per t’a bere akoma me te shendetshme receten, perdor gjalp ne vend te margarines. Margarina eshte yndyre e transformuar, dmth permban acide yndyrore trans qe jane shume te demshme per shendetin. Shpikje industriale e shekullit te kaluar.

    • yummania

      e drejte , mgjt ne fakt une me margarine nenkuptoj ato me `omega 6 ` dhe te pasura me vitamina ;)

  3. sq

    Kisha kohë që nuk e vizitoja blogun simpatik mbi kuzhinën.
    I lexova recetat e tua, sidomos ajo me luleshtrudhe është e rëndësishme. Sapo hapa frigoriferin dhe pashë që më ka mbetur një paketë 250 gr, do ta hap dhe ta përdor për mengjes se më duket se të “bombardohesh” në mengjes me vit C është më e dobishme, por në asnjë mënyrë pas orës 18.

    • yummania

      pershendetje sq , mire se vjen ;)
      heheheh me shkrive me ate , kurre pas ores 18.00 ;)
      kalofsh mire

  4. Antea

    Pershendetje

    Une u nxita qe te shkruaj ne kete faqe pasi provova receten e mesiperme, madje e kam ende ne dore nje cope duke e shijuar.Eshte fantastike! Flm qe e ke shkruajtur edhe per ne.:)

Respond now.