Tave me spinaq dhe patate
Per te tere ata qe me kerkuan gatime te lehta pranverore , ja ku vjen kjo recete;)
Per nje tave (varet nga tava dhe sasia e perimeve dhe erezave te perdorurkjo recete jepet per nje tave te vogel me diameter rreth 20 cm).
5 patate mesatare
1/2 kg spinaq
1 luge nenexhik (mente),koper e grire holle,majdanoz)
salce beshamel
( Per salcen beshamel ju duhen:
3 luge gjalpe
3 luge miell
1 veze
½ lt qumesht
Per te pergatitur salcen beshamel :Ne nje tave , skuqim 3 luget e gjalpit, hedhim 3 luget e miellit dhe e skuqim pak ate.Me tej shtojme ne te dhe qumeshtin ku kemi futur dhe vezen.I perziejme keto mire deri sa krijohet salca beshamel.)
pak vaj
kripe,piper i zi
nje pjate djathe kackavall i bute i grire ne rende

Se pari lani patate dhe spinaqin dhe pritini patatet ne forme rrethore, priteni dhe spinaqin holle.Jepini nje skuqje te lehte spinaqit me nja 1 luge vaj ne tave duke shtuar aty dhe erezat dhe kripen e piperin e zi.Me tej , ne tepsine qe e keni lyer pakez me gjalpe ose margarine perpara shtroni nje here patatet, pastaj siper vini miksin e spinaqit me ereza.Perseriteni kete 2 ose 3 here sipas deshires.Ne fund fare vini nje shtrese me djathin e grire kackavall si dhe salcen beshamel .
Vijini ne furren e ndezur perpara dhe mbajeni aty per nja gjysem ore ose me shume nese doni ne temperaturen 170 gr C.
Servireni te ngrohte.
Ju befte mire!
shenim: kjo mund te behet dhe me peta ndermjet kateve por une preferova beshamelin si me i lehte.
April 17, 2009
shume texture te bukur paska tava!
Pershendetje yummania
Ju falenderoj per recetat e publikuara.
Ne vecanti per receten e taves me spinaq e patate qe ka dy perberes shume te pelqyer nga familjaret e mi.
Problemi eshte se nuk jam e qarte: Patatet duhen te jene te ziera me pare? Sepse nse jo a ka kohe te behen per gjysem ore?
Faleminderit per pergjigjen e shpejte.
I lexova me kujdes recetat e tua ishin shume oreksndjellese dhe jam e sigurt qe kur ti bej do te m’i pelqejne
Edhe nje here faleminderit!
te lutem;)
pershendetje dhe flm Lili.une kur e kam bere me pare nuk i ziva patatet, por nese deshiron qe te behet me shpejt mund ti ziesh sigurisht.