Supe me selino

Posted On March 20, 2009

Filed under food, healthy, mediterranean, soup, veggie, yoghurt

Comments Dropped 4 responses

Serish sot po vij me nje recete supe sa te thjeshte aq edhe ushqyese.
Supe me selino.Se pari dua te shkruaj dicka rreth selinos , perime qe nuk para perdoret shpesh ketu ne Shqiperi.

Selino eshte nje perime shume e rendesishme per shkak te pasurise se saj ne vitamina si A,B dhe C , po ashtu permbajtjes se kalciumit, hekurit , potasiumit selino luan nje rol te rendesishem ne mbrojtjen e trupit kundra kancerit, gripit , infeksioneve, po ashtu ruan sistemin nervor dhe ju qeteson , ul tensionin e larte (per kete keshillohet perdorimi i kercellit te tij neper sallatra etj),hap oreksin dhe lehteson tretjen,ka efekt dobesimi , hedh guret e veshkave,pastron gjakun , hedh ujin e tepert nga turpi si dhe ka veti afrodiziake.Sidomos eshte mjaft e njohur per kete te fundit dhe eshte perdorur si ilac natyral prej vitesh.Kaq sa i perket te mirave te selinos.Me poshte keni receten:)
Kjo supe me selino do ti vije shume per shtat atyre qe jane duke mbajtur linjat ne kete kohe:)Kete supe mund ta pergatisi me ose pa yndyre.Nuk ka ndonje ndryshim drastik edhe po te mos perdorni yndyre.

Per 4 persona ju duhen:

2 selino mesatare (perdoret pjesa e bardhe e rrenjes per kete supe dhe jo kercelli)
200 gr kos
1 luge miell (mund te perdorni dhe miell dietik)
lengu i nje limoni
pak kripe dhe piper i zi
uje rreth 1 lt ose leng mishi 1 lt (ne mungese te lengut te mishit mund te perdorni dhe buljon)
pakez koper e grire
1 luge pana ne fund (opsionale dhe pa te nuk del e keqe)

Qerojini selinot dhe pritini ne copa te vogla.Pasi ti shpelani , vijini te zihen ne ujin/lengun e mishit ku te keni futur dhe lengun e limonit (kjo ndihmon te mos nxihet selino dhe i jep shije te kendshme).Lijeni te zihet , me tej merreni selinon (duke perdorur kullojse.mos e hidhni ujin qe zite selinon) dhe copetojeni fare imet ne mikser.
Ne nje tas perzini kosin me miellin mire , deri sa te krijohet nje mase e njetratshme.Shtojeni kete dhe selinon e grire ne tenxhere ku ndodhet uji /lengu i mishit dhe filloni ti perzini mire pa lene qe mielli te krijoje toptha te vegjel.Nga fundi shtoni kopren, kripen e piperin e zi dhe panen nese deshironi.
Mund ta servirni te ngrohte ose te ftohte.
Ju befte mire!

4 Responses to “ Supe me selino ”

  1. Elais

    Selino e kam degjuar ne Shqiperi por nuk e kam pare asnjehere si bime.
    Mos behet fjale per kete?
    http://www.nyfikenvital.org/files/images/selleri4

  2. anamorphoseur

    Eni, selino ne frengjisht quhet céléri dhe ne italisht quhet sedano. Eshte teper ushqyese si perime, mund edhe te pertypet i fresket, pa pasur nevoje te gatohet. Kercelli eshte i mire te hahet edhe i fresket, kurse per supe mund te perdoren dhe gejthet.
    Une e perdori shume per superat qe bej, i jep shije si dhe majdonozi.
    Pune e mbare.
    Respekte Tori.

    • yummania

      po Tori edhe une i perdor gjethet e saj jane shume te mira dhe te vlefshme sidomos kundra tensionit te larte.
      pershendetje dhe nga une.

Respond now.