Byreçka me presh

Posted On February 27, 2009

Filed under creative, food, tea time, traditional
Tags:

Comments Dropped 3 responses

Nje recete tjeter e lehte byreçkash eshte kjo e sotmja.

Mund te pergatitet fare kollaj me pete te gatshme nese deshironi.

Per harxhin me presh ju duhen:

500 gr presh

2 veze

1 gote qumesht

piper i zi

pakez kripe

Se pari lajini preshin mire dhe prejeni ne copa te holla.Me tej vendosini ne nje tenxhere dhe lijini te zbuten ne lengun e vet dhe nga fundi shtojini dhe pakez uje dhe lijini te zihet dhe per pak.Me pas i shtoni dy vezet (qe do ti keni rrahur veçmas) , qumeshtin, kripen dhe piperin dhe perzijini nje cope here deri sa te avullohet qumeshti dhe te mpikset veza.Harxhi kur te jete gati duhet ti jete thithur lengu qe ka.

Pasi te pergatisni harxhin , mu te pergatisni byreçkat.Pritini petat ne disa shirita (rreh 10 cm i gjere secili) dhe mbushini me harxh, me tej kthejini ne forme trekendeshi.Ne fund fare byreçka do marre formen e nje nuskeje si ajo qe shihni ne foto.Vazhdoni keshtu deri ne fundme tere harxhin dhe petat.

Me tej byreçkat ose mund ti skuqni ose ti piqni ne furre (rreth 110 grade celsicus).Furra duhet te jete e ngrohur me pare dhe tepsia qe vini petat te jete e lyer me pakez gjalpe/margarine.Po ashtu petat mund ti lyeni pakez  me nje miksture (kosi me veze) siper .Behen me te buta.

Servirini te nxehta.Ju befshin mire!

3 Responses to “ Byreçka me presh ”

  1. Lindja

    Kur te shkoj te tregu i fermereve perseri, do te blej preshe per ti provuar keto. Une vdes per byrecka me kungull, por edhe preshet i kam shume qejf!

  2. Arta

    Eni,

    Une kam te njejtat pjata :) dhe me pelqejne shume…
    Byreku shume i mire, te lumshin dockat e vogla…

Respond now.