Jahni me pule dhe ereza

Sado qe nuk shquhem si ndonje tifoze e madhe e mishit, jahnia ka qene perhere nje nga gjellet e mia te preferuara.Kete here thashe ta provoj nje here me mish pule ne vend te mishit te kuq.

Per jahni me pule per 4 persona:

4 kofsha ose gjoks pule (pa fustan:) lekure e kisha llafin:p

3 patate

3 speca te kuq mishtore

nje grusht brokoli

2 qepe mesatare

2 domate te pjekura

1 luge coriander sativum

1 luge salce speci te kuq

vaj dhe kripe sipas deshires (mund te perdorni dhe vaj ulliri)

piper i zi

uje sipas deshires

Ne nje tenxhere zihet ca mishi i pules.Ate lengun me pas mund ta perdorni dhe ne vend te ujit ne gjelle ose te beni supe.(1 rruge e pese zogj me i llaf;)Specat ,patatet,qepet,domatet priten ne forme kubash te vegjel.

Shpelajeni dhe brokolin dhe copetojeni lulkat e saj me dore.Vijeni te zihet fare pak ne nje tenxhere me uje me kripe.Hiqeni dhe shpelajeni me uje te ftohte.Me tej vijini te tera perimet per tu skuqur duke shtuar domatet ne fund.

Po ashtu shtoni dhe mishin e pules dhe kavurdisini pakez.

Me tej shtojini ujin ose lengun e pules si dhe erezat.Lijini te zihen ne zjarr te ulet, deri sa te behen.Jahnia eshte gati.Ju befte mire!

coriander seeds

coriandrium sativum eshte nje bime nga familja Apiaceae.perdoret ne forme pluhuri ose kokrre si kjo qe shihni ne foto sidomos ne gjellet me mish .

(per me shume info: http://en.wikipedia.org/wiki/Coriander)

Respond now.