Gezuar 8 marsin-Kek i thjeshte me puding dhe fruta


Se pari dua t’ju uroj te gjitha femrave shqiptare gezuar 8 marsin!

Sot po ju jap nje recete keku te thjeshte.

Per ta pergatitur kete kek te thjeshte mund te perdorni edhe kek te gatshem (une kete here keshtu e bera) por dhe kek te bere ne shtepi .Per kekun e bere ne shtepi veproni sipas recetes se meposhtme:

3 veze

1 gote vaj

1,5 gote sheqer

1 luge çaji sode buke

1 gote kos

miell me sy sa te krijohet nje brume elastik

Per kekun: Se pari rrihni vezet me sheqerin mire dhe me pas shtoni vajin dhe kosin dhe perzijeni serish.Me pas shtoni miellin ku do te keni hedhur dhe soden e bukes.Perzijeni mire deri sa te krijohet nje si brume elastik.Me pas derdhni kallepin e kekut qe do ta keni lyer me pare me pak gjalpe. Me pas vijeni te piqet ne 170 gr C perreth 40′ ne furren qe do ta keni ngrohur pak çaste me pare.Me pas nxirreni nga furra dhe lijeni te ftohet pak dhe ndajeni me pas me kujdes ne dy pjese.

Per pergatitjen e pudingut ju duhet:

1 Kg qumesht

1 gote sheqer

3/4 gote uji miell

1 pakete vanilje e cila do te shtohet ne tenxhere gjate kohes qe perzihen asortimentet .

1 pakete kakao

1 veze

50 gr gjalpe/margarine i shkrire dhe i nxehte

dy luge arre kokosi pluhur

1/2 gote uje

Perzijini te tera asortimentet ne zjarr te ulet tere kohes duke u kujdesur qe mielli te mos kokerrzohet.Me tej lijeni te ftohet pak .

Nderkohe hidhni siper kekut pakez qumesht me neskafe.Me tej shtroni siper gjysmes se kekut gjysmen e pudingut.

en 002

Siper mund ti hidhni dhe pakez bajame,arra,lajthi etj sipas deshires suaj.Po ashtu dhe frutat qe deshironi ti shtoni si luleshtrydhe,kivi,banane etj.Me pas vijini siper dhe katin e dyte te kekut , sperkateni dhe kete me pak qumesht me neskafe dhe lyjeni serish siper me pudingun e mbetur.Me tej zbukurojeni me fruta siper.

Servireni te fresket.Ju befte mire!

About these ads
Categories: coffee, desert, food | 5 Comments

Post navigation

5 thoughts on “Gezuar 8 marsin-Kek i thjeshte me puding dhe fruta

  1. Yummy, ti mbase e ke dhënë ndonjëherë këtë recetën më poshtë, por po e dërgoj gjithësesi, meqë hyn në punë për të gjitha llojet e turtave dhe është shumë e lehtë për t’u arritur (merre me men, unë e kam bo që me t’dytën, kur vendosa të bleja një peshore më në fund :D). Nuk e di si i thonë në shqip, në frëngjisht i thonë “génoise”, kurse në anglisht, “sponge cake”:

    Për 4 persona: (tepron dhe për dy të tjerë)

    4 vezë
    një majë luge kafeje kripë
    120 g sheqer

    Rrihen për rreth 15 min derisa masa të fryhet dhe të bëhet pothuaj e bardhë.

    60g miell
    60g niseshte misri

    Përzihen dhe i shtohen masës së vezëve me shumë delikatesë, në asnjë mënyrë me të rrahur (poshtë dhuna!). Mundësisht merret mielli dhe niseshteja ngapak me një kullesë çaji dhe siten sipër vezëve duke e përzier me një lugë druri.

    Merret një formë furre e çmontueshme (ato që e kanë fundin veç dhe rrethin veç) ose dhe ndonjë lloj tepsie tjetër me diametër 22-24 cm por të paktën 7-8 cm e lartë (shkencë, jo shaka…), lyhet me gjalpë dhe pudroset me miell.

    Zbrazet, gjithmonë me shumë delikatesë, masa në tepsi.

    Pjekje në furrë të nxehur që më përpara në 180 ° për 30-40 min.

    Keku i pjekur përmbyset në një copë të lagur (jo të qullur). Comontohet tepsia (nganjëherë s’ka nevojë fare të çmontohet se del vetë). Mbulohet keku me një enë ku bëhet sallata (si i thonë???) që të ruajë lagështinë dhe e lihet të ftohet.

    Me një thikë buke, pritet në dy ose tre disqe, sipas lartësisë. Mund të mbushet me kremin që i do zemra gatonjësit.

    Për një kek me shije e ngjyrë çokollate, zëvëndësohen 20g të miellit me kakao.

    Gëzuar Fiestën, Yummy! :)

  2. jo lal se kam dhene me pare! te flm shume:) gezuar dhe ty dhe mtv!

  3. sa kek i mire dhe i shijshem po me leshon goja lenk

  4. po ky keku sa i mire behet se me ka bere edhe mua mami

  5. kek me te mire se ky nuk ka

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com. The Adventure Journal Theme.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 222 other followers

%d bloggers like this: