Receta “kafshatash”


Sot po ju jap dy receta te thjeshta “kafshatash” , perkthyer kjo e fundit mekanikisht nga amerikançja:) “snacks”.”Kafshatat” kane fituar prioritet kohet e fundit ne fushen e kulinarise dhe klientet me te mire te tyre jane te tere ata qe duan te ushqehen kendshem,lehtshem dhe me variacion.Te qenurit i tyre te lehta dhe te kollajshme per tu mbajtur i ka bere ato shume te pelqyera dhe te superporositura sidomos ne ambjente pune,panairesh,etj etj.

Qe te dyja recetat e “kafshatave” qe do ju jap sot jane shume te thjeshta,te shpejta ne pergatitje dhe light:) Nje treshe kjo mese e nevojshme ne ditet e sotme , te mbushura plot me stres dhe detyrime te perditshme.Duke menduar se dhe vera eshte prane dhe s’na ka ngelur shume kohe per te zhdukur gjynafet e dimrit , po ju jap keto dy receta te cilat jane pergatitur enkas me kos dhe perime per t’ju freskuar njekohesisht. Sigurisht qe keto te fundit mund te perdoren fare mire dhe si meze per raki shkojne qe te dyja.

Receta nr.1 (foto perkatese nr.1): Hajdari

Eshte nje lloj mezeje shume e perhapur ne Turqi.Per pergatitjen e nje racioni te tij duhen:

1 gote uji salce kosi

4 luge vaj ulliri

2 thelbinj hudhre te shtypur mire

pak koper

piper i kuq

kripe

(sipas deshires mund ti shtoni dhe pak djathe te bardhe ne rende.ne nje rast te tille ne vend te kopres shtojini nanexhik te thate)

Perzijini mire te tera asortimentet dhe lijini nje fare kohe sa erezat apo perimet te leshojne aromen e tyre.

Salce me laker te kuqe:(foto perkatese nr.2)

Per nje tas te madh me kete salce ju duhen:

çerek lakre e kuqe mesatare

5-6 luge kos i trashe ose salce kosi

pak koper

2 thelbinj hudhre

pak vaj ulliri

kripe

3 luge vaj ulliri

Grijeni lakren e kuqe holle dhe persegjati.Po ashtu grini holle dhe hudhren.Perzijini te tera asortimentet me njera tjeteren dhe serish lerini nje kohe qe te leshojne aromen.

Salcat per “kafshatat” jane gati.Ju befshin mire!

About these ads
Categories: creative, flash, life style, mediterranean, meze, traditional, turkish cuisine, veggie | 2 Comments

Post navigation

2 thoughts on “Receta “kafshatash”

  1. ej, ajo hajdari ( hihi) i ngjan i cik xaxiqit,

    une e bej te njejten gje…dmth bej xaxiqi po e mbush dhe me capers!

    me iken shpijket nga dora!!!

  2. amon shyqyr qe me shkrujti dikush se thash mos qe ofendu dynjaja nga emri “hajdar”:P
    Ça ti boj un ashtu e ka emrin ene s’desha pa jua thone si recete se esh shume i shijshem:) ke te drejte ngjan me xaxiqin..duhet me e provu i here ene ashtu siç thu ti!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com. The Adventure Journal Theme.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 221 other followers

%d bloggers like this: