Bakllava


Sado qe nuk shquhem per ndonje qejflie te madhe embelsirash , aq me teper te atyre me sherbet; them me plot gojen se bakllavaja han buke veç.Ma do mendja se kjo vlen dhe per shume prej jush.

Bakllavane , kete embelsire kaq te preferuar , shume shtete dhe popuj e kane pervetesuar si te veten .Osmanllinjte,greket,arabet,armenet,,bullgaret, bizantinet ,  etj e paraqisin secili si me origjine nga shteti i vet.Megjithse kjo gje nuk eshte vertetuar asnjehere 100% , egziston e verteta se osmanllinjte qene ata qe e zhvilluan dhe e sollen bakllavane ne formen dhe menyren e gatimit qe njihet dhe pelqehet aq shume sot.Sipas gojedhenave , bakllavaja hyri ne sarajet osmane nga fundi i shekullit te 15-te.Qe ne fillimet e saj , u pelqye shume dhe fitoi nje rendesi shume te madhe .Bakllavaja nuk qe veçse nje embelsire , qe nje forme  prestigji ne kuzhinen e sarajit dhe me pas neper konaqet dhe shtepite e pasanikeve ku hyei  me vone.Kishte ustallare te veçante  qe hapnin petat e bakllavase , dhe sipas te dhenave , bakllavaja nuk behej me me pak se 100 peta, te tera keto shume shume te holla. Paraqitja e bakllavase qe nje rit i veçante lavdie dhe mburrjeje krejtesisht te shpjegueshme.Pas shekullit te 18-te , bakllavase ju shtua dhe nje profil tjeter.Ai komercial.Qe prej asaj kohe filloi te shitej ne mase.Si fillim ,  perdoreshin vetem arrat per te shtuar shijen e bakllavase , por me kalimin e kohes , sipas kerkesave te bleresve erdhen  shume lloje bakllavash , qe ne fakt sa vijne dhe shtohen dhe ne ditet e sotme.Nese ne kohet e dikurshme llojet e bakllavase perfshinin bakllava te bere me stika, bakllava me kajmak , bakllava orizi etj; ne ditet e sotme, duke u bazuar dhe ne profilin e ri te bleresve , qe jane tashme , me te vetedijshem ne kudjesin ndaj shendetit , jane shtuar shume lloje bakllavash , qe do ti quaja me “mike” me shendetin tone si psh. bakllava dietike, bakllava me pak yndyre, bakllava me aloe vera etj etj.Qyteti me i mirenjohur i bakllavase ne Turqi eshte Gaziantepi prej nga ku jane shquar disa familje , mjaft te sukseshme dhe sot e kesaj dite ne prodhimin e bakllavase.Edhe per ne , Shqiptaret ,  bakllavaja ka qene dhe mbetet nje nga embelsirat me te dashura.Sidomos ne kohen e sistemit komunist ,ku sigurisht nuk qene mundesite e duhura per ta bere bakllavane shpesh ,  bakllavaja simbolizonte dhe vitin e ri (se feste me te madhe nuk kishte me pare) ..Per kete arsye mbase , eshte kaq  e dashur per ne.Une per vete ende se harroj ate telashin e mamave tona, ditet qe behej bakllavaje ne ato tespite gjigande 500-çe.Mund te jete bere klishe si fjali , por nuk rri dot pa e thene se qene shume shume te bukura ato dite..E them pa ndroje fare dhe me bindje te plote se dhe mamate tona, nuk binin fare me poshte se ata ustallaret e sarajeve , duke i hapur aq simetrikisht peta aq te medha dhe aq te holla per ato tepsi gjigande siç ishin 500-çet. Ne ditet e sotme , ka mbetur shume pak prej asaj atmosfere te ngrohte te gatimit te bakllavase , kjo per shume  arsye.Se pari , bakllavaja e humbi ate veçantine e te berit nje here e per mall ..tashme mund te behet kur te duash, me menyra te thjeshtuara , po ashtu  dhe ta gjesh me shumice dhe ne çdo dyqan.Sigurisht qe nuk ka si bakllavaja e bere ne kushtet e shtepise.Une per vete nuk e nderroj me ate te dyqaneve.Kam ngrene disa lloje dhe ketu , por asgje nuk ma jep shijen e bakllavase se shtepise , sidomos te mamit tim. Siç ju thashe dhe me lart , sado qe bakllavaja ka humbur shume  nga magjia e atmosferes se saj te dikurshme , sidoqofte shija eshte po aq e mire.Pa  e  zgjatur me shume ,  po vijoj me receten e thjeshtuar te bakllavase  se shtepise( thjeshtimi i vetem eshte hapja e disa petave pernjehere dhe jo veç e veç  , asgje me shume ) sipas recetes se sime meje. Bakllavane qe shihni ne foto e bera bashke me mamin , kur isha ne Shqiperi , ndaj nuk pata mundesi te beja shume foto gjate kohes se hapjes se petave .Ja dhe permbajtja:


Per nje tepsi bakllava:

1 kg miell

7 veze

1 gote vaj

1 gote qumesht

pak kripe

1 kg arra qe do ti keni copetuar gjalpe i shkrire per ta hedhur midis petave

Nga 7 vezet , 4 prej tyre do ti perdorni veçse te verdhat , 3 te tjerat ashtu siç jane me gjithe te bardhen.Hidhini te tera lendet siper miellit dhe zijeni brumin.Me pas punojeni mire me dore..Pastaj mbulojeni me nje pecete pakez te lagur per te parandaluar kesisoj tharjen e brumit dhe lijeni ashtu per gjysem ore  deri sa te vije brumi. Pastaj ndajeni brumin ne 4 pjese.Çdo pjese ndajeni ne 15 copa te vogla te cilat punojini ca me dore dhe sillini ne forme sfere.Duke i lene copat e tjera poshte pecetes se lagur , filloni ti hapni secilat nga sferat ne nje diameter prej 15 cm.Hidhini niseshte gjate hapjes qe te mos ju ngjiten dhe çahen petat .Vazhdoni keshtu dhe me peten e dyte dhe me pas vijeni siper petes se pare pa harruar ti hidhni pakez niseshte perpara.Vazhdoni keshtu deri sa 15 sferat te kene perfunduar.Me pas merini petat qe i keni vene nje mbi nje dhe hapeni kete pete te vetme ne madhesine e tepsise tuaj.Pasi ta heni hapur vijeni mbi tepsi, te cilen sigurisht qe do ta keni lyer me pare me gjalpe.Me pas hidhni siper petes gjalpin e shkrire.Vazhdoni ne te njejten menyre dhe me 15 sferat e dyta.Me pas vijini ne tepsi , shtojini gjalpin dhe pas kesaj hidhini ne menyre te njetrajtshme arrat e copetuara Me pas vazhdoni po njesoj dhe me 15 sferat e grupit te 3-te , vijini ne tepsi hidhini gjalpin dhe po njesoj hapni dhe 15 sferat e grupit te fundit dhe ndiqni te njejtat veprime dhe per to.Ne fund priteni bakllavane dhe vijeni te piqet ne furren e ngrohur me pare ne 110° C.Mbajeni per rreth 6 ore.

Kujdes!!!Pjekja eshte pika me e rendesishme tek bakllavaja , ndaj kujdesuni qe te piqet mire.Nje bakllava e pjekur mire , nuk prishet dhe nese nuk i hidhni sherbet dhe sikur ta leni per gati nje muaj !!!

Per sherbetin :  1,5 kg sheqer ,  uje sa ta kaloje sheqerin (sa trashesia e gishtit te madh te dores) dhe dy luge leng limoni qe te mos e lejme te sheqeroset. Kjo eshte masa perfekte per te perfituar nje sherbet jo shume te trashe dhe velites dhe aspak te sheqerosur!Si fillim perzijeni sheqerin mire ne uje deri sa kokrrat e tij te shkrihen.Me pas hidhnini dhe 2 luget e lengut te limonit dhe perzijeni dhe pakez.Pastaj lijeni te zihet vete ne zjarr jo shume te larte.

Sapo te zihet mund ta fikni dhe ta hidhni sakaq mbi bakllava.Sherbeti duhet te hidhet patjeter i nxehte! Ja me ne fund dhe bakllavaja eshte gati..Ju befte mire dhe paçi embelsi sa ç ‘ka dhe kjo e mira bakllavaJ

About these ads
Categories: desert, food, kitchen art, kushina aziatike, life style, photography, traditional, turkish cuisine | 56 Comments

Post navigation

56 thoughts on “Bakllava

  1. teuta

    me shkoi goja leng.sikur te ma gatuante dikush do ta kisha ngrene.

  2. Teuta nuk eshte dhe aq e veshtire ta besh bakllavane me kete recete:)

  3. akull-naja

    ajajajajajajjjjj! :)

  4. :) akull

    bthw si te pelqen ta hash bakllavane?
    une per vete vdes ta haj çdo pete veç e veç..sa me thelle petet aq me shume me terheq se jane me te buta..
    nuk me pelqen ta ha pa nje e dy bakllavane siç e shef:)

  5. akull-naja

    Eni, o sadiste!… Unë pres copa të vogla me pirun, vertikalisht, kështu ka pak nga shtresat e brydhëta sipër, pak arra e pak nga petët e njoma e të buta poshtë… Ahhhh!!!…

  6. nora

    Pershendetje dhe ju lumte per receten e bakllavase une jam shume e dhene pas embelsirave mirepo edhe i pregadis shpesh ato.Flm per receten sapo te vij uikendi planifikoj ta pergadis te njejten recete.

  7. Nora te falenderoj.gezohem qe te hyka ne pune:)

  8. Nora

    Pershendetje Eni uroj qe te jeni mire.Kisha nje lutje deri tek ju po patet mundesi te me shkruani nje recete te embelsires Nazlifatma se shume me pelqen por nuk kam recete te tille.

  9. pershendetje Nora..hera e pare qe e degjoj kete embelsire.eshte gje turke?nese e gjej receten do mundohem ta ve ketu.

    me te mira

  10. tung mua me pelqejn shum bakllavat po deshiroj ta kem nje recet qe pregaditet shpejt e nuk te merr koh shum ju pershendes tun kaloni mir

  11. pershendetje vlora.k: bakllavaja eshte nje embelsire qe do mundim dhe perkushtim.gjerat e mira nuk fitohen kollaj:)
    fatkeqsisht kjo receta qe kam vene ketu eshte me e lehta qe di:(
    te befte mire:)

  12. anila

    komplimenti yummania ! E shkelqyer !

  13. flm Anila!

  14. rinesa

    tung ju pershendet rinesa bakllavat jane shume te mira po kisha pas deshire qe te jete pak me e shpejt sepse pak po kerkon nkohe keshtu sa per emisionin tuaj vetem vazhdoni sepse jeni me te miret tung me revista e emisione sa me te mira klm

  15. flm Rinesa;)

  16. nese ban se recetat tuja jan shum te mira

  17. veq vazhdoni keshtu
    ok qao

  18. flm Urtesa.kur ta mesoj nje recet torte me kivi do ta ve patjeter.deri atehere mund te besh receten e tiramisuse me fruta se ka dhe kivi brenda.
    pershendetje:)

  19. sps por shpresoj se do ta gjeni kete torte sepse esh shum e mirpershendetje

  20. flm shum per embelsira :P

  21. allahu jua shperbleft o shok se me mesuat si behet e me doli eeeeeeeeeeeeee buono

  22. hahaha gezohem Fatima:)

  23. ju lutem veq ma pak embelsira se shum njerzt po trashen per at se e sigurt qa me anger ket bakllav i fiton edhe 5kg

  24. rovena

    Me keni kujtuar bakllavane qe me bente mamaja ime,eshte e njejta recete edhe e di se sa e mrekullueshme del.

  25. era

    a e keni provu kete recete e mire del se une dua te bej nje bakllava po nuk di receten

    • patjeter qe e kam provuar nuk vej receta qe nuk i kam provuar ketu.
      me kete recete te del nje bakllava shume e mire.

  26. buqja

    ju lumte ,jeni te shkleqyshum ,veq vaxhdoni… E kam nje pytje a ka dikush mundesi me be nje reviste ,ekstra per kuxhin ,siq ka edhe ne gjuhet e huja –e pse jo ne ghuhen ton ..kish qen e mirseardhur.??

  27. e mir me duket por pak si e dhat

  28. kledi

    sa me pelqen kjo recete

  29. Albana

    Thanks!!!You saved my Christmas and New Year 2010!!!

  30. profamilja

    Shume te mira recetat dhe shume te bukura edhe fotografite. Ju lumshin duart dhe suksese edhe ne 2010!

    Edi

  31. shum bakllava e mire goja leng

  32. albina

    aaaaaaaaa sa e shishme

  33. teuta

    pershendetje nga teuta prej gjilanit une as nje her ne jete nuk kam bere bakllav vet mirpo kesaj radhe vet dua ta bej ishalla me bel e mir siq po e shoh ne foto ju flm per reqeten klm

  34. Genta

    Me rreceten tuaj jam bere specialiste bakllavash :) kam fillu te bej edhe per komshi :P Eshte e shpejte edhe asnjehere ste del e keqe .FALEMINDERIT!!!

  35. Rita

    Faleminderit per receten e bakllavase.
    Kam nje pyetje ju lutem. Ju thoni se pasi e ndame brumin ne 4 pjese, cdo pjese e ndame ne 15 kulacka qe i rrumbullakosim me dore pastaj cdo kulacke do ta hapim ne nje mathesi prej 15cm i bashkoni dhe pastaj hap nje pete qe eshte sa tepsia. ne kete rast ju do te keni vete 4 peta te medha per bakllavne. Si mund te dale bakllavaja me 4 pete.
    Jam e paqarte per kete. A ka mundesi ta sqaroni.
    Me sinqeritet, Rita.

    • Po Rita sic e keni lexuar , pasi ti hapni pak , do ti bashkoni te 15 petet dhe do ti hapni si nje pete e vetme ne madhesine e tepsise.Bakllavaja kur piqet,nga nxehtesia petet vecohen nga nejra tjetra dhe dalin 60 pete gjithsej, pra pa merak se nuk dalin 4 pete.
      ju uroj festa te mbara
      Eni

  36. Flm per recetat qe na ipni

  37. Uau do ta bei neser po petat i mar te gacme se me pelqejne embelsirat besa

  38. shum te mira valla turki bakllavet

  39. anila

    me fal por bakllavaja si duhet te jete kur ti hidhet sherbeti?

    • e ke fjalen e nxehte apo e ftohur?
      s`ka problem mund ta pjekesh sot e ta sherbetosesh pas disa ditesh.pasi piqet nuk e gjen asgje.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com. The Adventure Journal Theme.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 221 other followers

%d bloggers like this: