Reçel Shalqini


Ma do mendja se shume nga ju e keni qejf reçelin e shalqinit.Une s’para ja them per reçelra dhe embelsirat ne pergjithsi kane filluar te me merziten rendshem , por ky eshte nje nga reçelrat qe ben ende perjashtim per midene time:)Dhe pergatitjen e ka fare te lehte.Per te perfituar  nje reçel shalqini sa me te suksesshem se pari ju duhet nje shalqi me lekure te trashe.Pasi ky reçel behet vetem me te bardhen e lekures se shalqinit.Pasi ta qeroni pjesen jeshile te tij priteni pjesen e bardhe ne copa si keto qe shini ne foto.Me pas lijini per nja 1 ore ne uje me gelqere.

Vini re! Gelqerja eshte pika kyçe e ketij reçeli.Nese e zieni rendom siç behet me reçelrat e tjere , do te perfitoni nje reçel, ndersa nese e lini keshtu do te hani reçel te vertete shalqini.Si bonus do perfitoni: Copa kerce dhe me nje pamje si prej xhami.Pra si nga paraqitja dhe nga ana e shijes do te fitoni shume:)

Me pas vijeni ne zihet pas i shtuar aspak uje por vetem sheqer (ne proporcion me lekurat e shalqinit ,pra nese hidhni 1 kg lekura po aq hidhni dhe sheqer).Sipas deshires mund ti hidhni siper dhe copa karafili ose gjethe borziloku te fresket.Ja rrit shume shijen.Lereni te zihet mire ne zjarr te ulet ashtu siç beni dhe me çdo reçel tjeter.Ruajeni ne frigorifer dhe servireni te ftohte.Ideale per qerasje alla shqiptarçe:)

Ju befte mire!

About these ads
Categories: breakfast, creative, desert, food, fruit, jam, kitchen art, photography | 29 Comments

Post navigation

29 thoughts on “Reçel Shalqini

  1. teuta

    po ku ta marrim gelqeren ne ne Angli?Nuk keni ndonje menyre tjeter?

    • Tito

      Building materials, ask for lime dear. Use only water of it not the white cream.

  2. e dashur Teuta mendoj se mund ta gjesh ne marketet qe shiten bojrat.nje sasi e vogel (nj grusht) eshte e mjaftueshme.

  3. më pëlqeee..ntee dikur…

  4. Kesaj ne i themi liko shalqiri dhe perdoret per qerasi alla shqiptarce:)) Eshte shume i shijshem nese eshte gatuar me kujdes. Mbaj mend qe halla ime e bente shume te mire.

  5. Uaaaa, kisha dite une pa kalu nga blogu, po para 2 ditesh, hengra gliko shalqini, apo liko shalqini, dhe me iku truri…packa se nuk i ha te embelat, dhe ia premtova robve qe do ta gjeja…po puna eshte etek gelqerja…te shkoj njehere tek pallati perballe se po bejne ndertime.

  6. Se harrova! Ti eno me del gjithmone ne shteg mua:)
    Rri mendoj une…”sdi te bej petlla” tak ti i hedh drite shtegut…

    kam fillur te besoj se eshte telapati garuzhdeje, po funksionoi dhe ndonjehere tjeter keshtu, atehere..seriozisht do ta vertetoj.!!!

  7. he me ta lumsha..ashtu kreative t’ju shof.dhe une me mamin parvjet ishim ne plazh dhe ikem e morrem gelqeren tek pallati perballe..se s’do mend ne plazh tek shkembi i kavajes ka pallate me shume seç ka njerez:D

  8. INA

    Si nga Permeti qe jam, likove s’ua them fare, po rrofte mami. Kjo e shalqinit eshte shume e mire, po ka ca me arre e me fiq te pabere qe lere, lere.

  9. ah ate me arra jam shume kurize me e provu…

  10. blerim

    une po e kuptoj pak e shum si behet ky reqeli po ku vien puna tek gelqerja se une e di se gelqerja nuk hahet tani kto copat e lekures se shalqirit a futen dyrek ne gelqere?

    a mund t’ma shjogoi kush kete ju lutem

  11. po copat futen dhe lihen ne uje me gelqere per nej cope kohe.me pas shplahen mire dhe vihen te zihen. nuk ka asgje jo te paster ketu.mund ta beni keshtu pa merak.

  12. matilda

    hmmmm…faleminderit per shpjegimin :))

  13. rezi

    une e di qe mund te behet dhe me sod buke,ne vend te gelqeres.

  14. Mirela

    Pershendetje …..sipas keshillave te mamase time ajo qe i jep shije kesaj glikoje eshte barbaroza …nese nuk i vini barbaroze me mire mos e beni glikon

    • pershendetje Mirela,

      nuk e di se si mendon mamaja jote por mamaja ime e ka bere pa barbaroza e ka dale gjitnje shume shume e mire.kemi shume deshmitare per kete :)

  15. Mirela

    Pershendetje e me falni atehere per keshillen ….
    por mendova se ndoshta do te ishte mire qe kur ta beni kete vere glikon ne fund nxirrni menjane 4-5 copa e te vendoni nje gjethe barbaroze e me pas provojeni ….thjesht per te marre nje ide te shijes…se une e bera dje glikon pa barbaroze (se nuk kam ku ta gjej ketu ku jetoj )e rezultati nuk mu duk i kenaqshem :(
    Suksese te metejshme faqes tuaj …respekte :)

    • Mirela te flm per keshillen, nese gjej barbaroze do e bej .sapo morra shpjegim nga ime me se dhe ajo e perdor shume shpesh dhe eshte e vertete se i jep shije.sdq une e kam provuar dhe pa te e me ka pelqyer .po ashtu shume veta e kane lavderuar.

      falemderit qe me ndiqni :)

  16. deviola xhelo

    po pa gelqere a mund te behet? se ket ne it nuk kam ku ta gjej. me sod si funksionon ,mund te me shpjegoj ndokush? po babaroza cfare eshte? flm

    • pa gelqere behet po nuk behet shume me kerce , se aty e ka lezetin behet i recel i rendomte , dmth me pjese te bute te frutit.me sode s`e kam provuar me pare nuk di c`te them.barbaroza eshte nje lloj bime ndryshe quhet dhe idershaje.

  17. deviola xhelo

    faleminderit per shpjegimin.

  18. eva

    po eshte e vertete pa gjethe barbaroze receli i shalqinit nuk eshte gje fare, eshte ajo qe i jep nje ere dhe shije shume te mire, provojeni dhe do me kujtoni….

  19. Era

    Ndryshe quhet indrisha, eshte shume e perhapur ne rrethet e jugut te Shqiperise, si ne Vlore, Gjifokaster, Permet, ndoshta edhe ne Sarande. Mbillet zakonisht ne vazo dhe riperterihet cdo vit. Te gjitha likove i jep nje shije te pazevendesueshme dhe te pakrahasueshme.

  20. Ne qoft se nuk gjeni gelqere , menyra tjeter eshte ifusim ne leng limoni … per dy ore… po thuaj se eshte e njejta gje ..!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Proudly powered by WordPress Theme: Adventure Journal by Contexture International.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 222 other followers

%d bloggers like this: