![]()

E di qe pak a shume te gjithe ju i keni qejf shume petullat.Sigurisht qe nuk mund t`jua risjell dhe atmosferen e ngrohte qe krijohej,sidomos mengjeseve te te dielave ku tere familja mblidhej per ti ngrene por do ju sjell nje recete petullash qe pin vaj ne menyre minimale.
Petulla per 4 persona:
1 veze
1/2 luge caji kripe
1/2 luge caji sheqer
1 luge kafeje sode buke
400 gr miell
1/2 kg kos
Rrihni vezen, me pas shtojini kosin dhe perzijini.Tek mielli hidhni dhe soden e bukes.Filloni te hidhni miell me sy tek perzierja e vezes me kos duke e perzjere brumin e perfituar vazhdimisht dhe duke shtuar miell derisa brumi te behet i forte dhe te rrihet me veshtiresi me luge dhe brumi te pastrohet krejtesisht nga luga.Para se ti skuqni , vini menjane dhe nje tas me uje qe te pastroni lugen pas cdo here qe do ta mbushni me brume.Skuqini petullat ne vaj te nxehte.Sherbejini te ngrohta.Ju befshin mire!



u c’m knoqe ket rrall! ..sa t’shkoj n’shpi do haj petlla per dark!!
Mendoj se petullat pëlqeheshin në vitet e sistemit komunist ngaqë mungonin produktet e tjera ushqimore dhe më ushqyese, si mishi, djathi. Pakica e tyre sillte si pasojë mbushjen e barkut me brumë dhe vaj luledielli nganjëherë të kaluar datën e përdorimit. Por ne ishim të vegjël, nuk na mungonte pjatanca me llojra të ndryshme djathi, kënaqeshim me atë të bardhin dhe herë pas here me kaçkavallin e yndyrshëm në maksimum; nuk na mungonin salçiçet e pjekura në zgarë, peshku dhe bërxollat; ne hanim byreqe dhe petulla që i ngjyenim (kur kishte) në sheqer dhe shumë rrallë në mjaltë.
Aaaa…sa e kam kerkuar kete receten e Petullave…
Degjo.. po maja birre per ti fryre?
njëm njëm!
gjergji , akull:
)
k.: jo me mire mos perdor se thithin me shume vaj keshtu.kjo receta eshte enkas per te mos thithur vaj. ma ka dhene mami.jo se eshte e mamit tim por thjesht per keto petulla vdesin te tere ndaj:)
salvatori: e drejte sa thua ti e megjithate me tere mungesat te bukura kane qene dhe disa momente te asaj kohe.
falimderit per receten..por doja te dija masa e përgatitur duhet te rri gjysem ore pastaj ti skuqim…apo skuqen direkt ne vaj
mund ti skuqni pasi ta pergatisni brumin Geni.pershendetje.
Eni, rrofsh se na doli leng nga goja. Une hedh me shume veze. Nuk e di çfare eshte efekti anesor ?
Salvator, prevuar nga te jashtmit, te vegjel dhe te medhenj, petullat me sheqer ngelen me te mirat. Une i preferoj me djath te bardhe.
Tena me vjen mire qe te paska pelqyer.sa per vezen mami me tha se duhej vetem 1 dhe dicka di ajo qe ma tha besoj ndaj eshte mire ti qendrojme beznike kesaj formule nese nuk duam qe petullat te pijne shume vaj.
dhe mua si ti me shume me pelqejne petullat me djathe te bardhe!
Jo se nuk i pëlqej, edhe pse ka kohë që s’kam ngrënë, por brezi i sotshëm rritet me të tjera ushqime, dhe petullat e byrekun e të tjera cliché të kuzhinës shqiptare me origjinë të huaj…nuk kanë më atë emocion. Mbaj mend që darka përgatitej dhe era e petullave dëgjohej në të gjithë rrugicën, kuptohet atëherë kishte akoma rrugica të lira ku mund të pushoje buzë një parmaku.
Unë shpesh herë i gëlltisja me mjaltë, pak privilegj nga prindërit punëtorë..,dhe ju them që janë shumë më të mira sesa me sheqer, të paktën nuk rrezikohet zmalti i dhëmbëve.
Po Edrusi, a hante petulla?
petulla tha Bufi…. une vdes per petulla..
salvator : ndaj thashe dhe une se ate atmosfere nuk jua kthej dot me sepse brezi i tanishem nuk mund ta kete me ate emocionin qe kishim ne kur beheshin petulla.nga ana tjeter ke te drejte me mjalte behen shume te mira por me djathe te bardhe une dhe sot e kesaj dite i preferoj me shume.Mbase dhe me recel qershie ose manaferre.
patrokli: sa qef e kam ate teater:) do te ha 5 petulla jo jo 6 petulla:D
Ah c’na bere moj te keqen, ne ketej duam te dobesohemi t’i na jep recete petullash:)) Petullat me mjalte jane shume te shijshme, por kur i ha me djathe mmmm…akoma me te mira.
hahah nje stomak paskemi lal:)
aaaaaa shum me pelqejn petullat uauuu shum i preferoj sidomos te dielave qe kam pushim hehe ju pershendes gjithve qe keni dhan mendime hehe (ERZA CH)
gezohem qe te pelqen Erza!
bofsh hajer se na knoqe…. vallaj ne studentat qe si kemi afer nonat gjyshet ose motrat e qe na duhet me saju noj gjo…. ose si puna ime sonte qe kam harru me bo pazar dhe spo mu hanin makarona e pilaf …petllat jane 1 fare…. une i bona pa sode buke se edhe ate nuk e kisha po qe kane dal supeeeeerrrr fare…. rrofsh 100 here.
ca na ke bo me kto petllat booooo ca na ke kujtu…. e diela nmjes….para tv duke pa nilsin e tu honger petlla me djath….edhe 1 here rrofsh
gezohem shume Besar:)
Petullat kane qene e do mbeten tradicion i shqiptareve. Dhe nuk eshte e vertete qe haeshin vetem ne vitet e sistemit kominist .une i kam pare ne nje fjere te italise dhe i quajne frittelle. brava yummania ! Recetat e petullave nuk numurohen jane ………………..
flm Anila
tung ku jeni ju emisioni me i shikuar sa per petulla mund te them se jane shume te shijshme ju vetem vazhdomi me pergatitjen e ketyre petullave jeni te mrekullueshem tung
flm Alberta!
mh, bere mire qe na i kujtove na kish marre malli shume per petulla.
Shume shume faleminderit qe ke mare persiper te ndertosh kte blog! Une kam nja 2 dite qe po kerkoj receta te kuzhines Shqiptare, e me thene te drejten kam gjetur ca, por ky blogu po me ndihmon shume. Me qene se deri tani kam ngrene ne mensen e Universitetit falas, nga dita e djeshme, nuk mundem te hame falas, e keshtu qe me leverdis te gatuaj vete ne shpi.
Edhe nje here rrofsh!
flm ty Kasti;)
ju falemderit per receten e petullave
ishin shum te shishme
por un i gatova me qumesht
se behen me te buta
pershendetje
edhe une me qumesht i bej ne pergjithesi, por sot do provoj receten e mesiperme. ju rekomandoj qe gjysmes se brumit ti hidhni borzilok/baziliko nese do i hani me djathe. dalin te shkelqyera.
flm:)
Yllo, unë bëra petullat e tua sot dhe të falenderoj nga zemra. U bë pak shto kos e shto miell se i hodha më shumë kripë se ç’duhej, po rezultati doli i kënaqshëm. Kavia ime të falenderon, po ashtu. : )
minatori u gzu shum;)
minator o minator … etj. etj.
Para 2 javesh i gatova petullat sipas recetes tende. (http://www.facebook.com/#!/photo.php?pid=1198087&id=1453755486&fbid=1462048918566) Hmmm sa te mira dolen!!!!
Flm! Flm! Flm!
gezohem;)
flm
shum te mira
shum e mir flm
flm i gatova petullat qe na tergove te shishme ishin shuma
Pershendetje Eni dhe ju falemnderoj jashte mase per kete recete te mrekullueshme .Me respekt Mora nga Tetova
Pershendetje Eni dhe ju falemnderoj jashte mase per kete recete te mrekullueshme .Me respekt Nora nga Tetova
flm ju Nora jeni shume e sjellshme:)