Speca te mbushur


Specat e mbushur nuk para i kam pasur shume qejf.Me teper sesa speci me pelqente ajo çka kishte brenda (pra harxhi me orizs:)..aq me teper nuk me pelqente kur qe me mish. …Kush e di sa inat me keni marre juve qeflinjte e mishit (dmth shumica e njerezve:) por ç’ti bej qe s’e kam qejf mishin fare..Ndaj dhe kete here do ju jap nje recete specash te mbushur pa mish.Kete mund ta beni fare thjesht dhe pa pasur nevoje per furre.Une per vete e bej ne tenxhere .Me pelqen me teper per faktin se eshte dhe shume e lehte si gjelle.Mbase ngaqe behet duke u zjere dhe vaji i perdorur eshte ne sasi te vogla.

Pergatitja per 2 veta:

5-6 speca (nga ata qe perdoren per tu mbushur)

2 domate te pjekura

3 filxhane kafeje oriz (mund te jete dhe oriz ezmer)

3 luge vaj ulliri

disa fije kopre

nje luge gjelle salce speci te kuq

1 qepe e madhe ose 2 qepe mesatare

kripe,piper i zi

200 ml uje

Pritini qepet holle , po keshtu dhe 1 domate.(Njeren nga domatet ruajeni per ta perdorur si kapak per te mbyllur specat).Ne te njejten kohe grijeni kopren holle dhe bashkojeni ne nje tas me qepen,domaten e grire holle dhe siper shtojini vajin,kripen,piperin).Ne nje tas tjeter perzini salcen me ujin.Nga ana tjeter hiqjani specave farat dhe shplajini mire.Me pas mbushini me harxhin qe treguam si me siper dhe mbulojini me pak domate siper si kapak.(siç e shihni dhe ne foto).

Me pas vendosini ne tenxhere dhe pasi ti shtoni dhe ujin e perzier me salcen siper lejini te zihen ne zjarr te ulet duke i kthyer anen pas njefare kohe.Servirini te nxehte.Ju befshin mire!

About these ads
Categories: flash, food, healthy, mediterranean, veggie | 3 Comments

Post navigation

3 thoughts on “Speca te mbushur

  1. emigrant

    Oh, oh, oh…. mos na vrit!

    Eni, te lutem tregoja akullnajes kete vecanerisht. Ka thene diku qe i pelqejne keto.

    Tani i ka ardhur rradha imam ballajdise. Bej nje studim te hollesishem si di ti, honey! FLM shume!

  2. :)
    Nuk e dija sa mire..shpreosoj ti kete pelqyer Emigrant..se shpejti do ta ve dhe imam bajelldine me kismet:)

  3. mir mir

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com. The Adventure Journal Theme.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 221 other followers

%d bloggers like this: