Japrak vegjetarian


Te gjithe ose shumica besoj e keni qejf japrakun.Por sot do t’ju sjell nje recete per japrak ndryshe nga ai qe jeni mesuar te hani.Ne stilin turk dhe perveç kesaj nje japrak pa mish pra vegjetarian.

Pergatitja per 5-6 persona:

1,5 gota uji  oriz

2 qepe

nje grusht majdanoz

3 luge druri vaj ulliri

1 luge gjelle stika pishash

1 luge çaji pimento (ose allspice quhet ndryshe.nuk ja gjeta emrin ne shqip, por eshte nje lloj piperi i kuq qe ka nje ere te ngjashme me kanellen ndonese nuk eshte aq e forte sa ajo e kanelles)

kripe,piper i zi

1 luge gjelle rrush i thate i zi

ketu ne Turqi i fusin dhe pak sheqer  por une nuk do jua keshilloja :) nuk eshte per midene shqiptare:)

pak nenexhik i thate

pak leng limoni

Ne fakt ne Turqi orizin e skuqin perpara por une nuk do tua rekomandoja sepse behet shume i yndyrshem ne nje rast te tille.Keshtu qe per ta zbutur ate si dhe per ti hequr niseshtene e tepert qe nuk vlen per tjeter gje veçse per te shtuar kilet, shplajeni perpara me pak uje te ngrohte.Me pas ne nje tas hidhini te gjitha asortimentet qe permendem me siper.Pasi te keni pergatitur harxhin  filloni te mbushni gjethet e rrushit te cilat i keni lare me perpara.Mos vini shume nga harxhi ne menyre qe te mos dalin shume te trasha gjethet.Vendosini japraket  njeri mbi tjetrin ne nje tenxhere dhe siper mbulojini me  nje pjate.Me pas shtojini uje sa te kaloje nje gisht mbi japraket dhe lerini te zihen.Per te qene te sigurte nese duhet shtuar uji ,mund te provoni nje japrak me vone dhe ta rregulloni masen e tij sipas nevojes.Servireni te nxehte dhe sigurisht qe shoqerojeni me kos:)Ju befte mire!

About these ads
Categories: food, healthy, spices, turkish cuisine, veggie | 15 Comments

Post navigation

15 thoughts on “Japrak vegjetarian

  1. Anonime

    Nuk do ishte keq sikur ta vije dhe receten me mish. Une japrake me mish s’mbaj mend te kem ngrene ndonjehere, ndoshta dollma. Po i permbys dita dites idete e mia per recetat shqipe :D

  2. anonime siç thashe dhe ne fillim kjo eshte nje recete turke dhe jo shqiptare ndaj mos i permbys idete e tua mbi gjellet shqiptare;)
    sa i perket japrakeve me mish , te pakten ketu ne Turqi japraket vegjetariane i bejne me vaj ulliri ndersa ate me mish me vaj luledielli.sigurisht qe kur e bejne me mish nuk shtojne rrushin e thate , pimenton dhe stikat e pishave.Kaq per ndryshimin e recetes!
    pershendetje!

  3. Neli

    Eshte e qarte se receta e dhene nga Yummania eshte turke dhe besoj se per kete nuk ka vend per diskutim.
    Shqiperia e Mesme ben japrak me mish, d.m.th me mish te grire e oriz, qe ne pamje eshte shume i ngjashem me japrakun e Yummania-s, sepse ne tenxheren ku zien hedhin edhe pak qumesht (jo kos). Kurse Shqiperia e Jugut te njejten gje e quan sarma (jo japrak), por e gatuan vetem me oriz, pa mish te grire dhe e mbledh ne forma me te medha e me te ngjeshura. Ne tenxhere hidhet vetem uje, i cili ne fund duhet te kete shteruar plotesisht.
    Tani, une jam nga Jugu, por vdes per japrakun e Shqiperise se Mesme qe gatuan vjehrra ime sa here na shkon mendja (dhe gjejme gjethe rrushi).
    Sa per dollmat, ne i gatuajme ato me gjethe lakre dhe me mish te grire e oriz.

  4. Neli te falnderoj per infon interesante.Nuk e dija kete punen e zierjes me qumesht.Ne fakt une kosin nuk them se e vendos ne tenxhere por thjesht i shoqeroj japraket me te.Sa i perket fjales sarma dmth e rrethuar ne turqisht ndersa dollma = e mbushur.ne fakt versionet ngjajne shume sepse fundja prej turqve e kane marre si gjelle.E megjithate mua me kane shijuar shume japraket ne Shqiperi.E vertete qe jane me te medhenj.Ketu konkurrojne kush ta beje me te holle se tjetri japrakun:)Madje kane dale dhe makina apostafat per kete pune!:D
    Dhe ato dollmat qe beni me laker jane dhe ketu shume popullore.Mbase ndonje dite jap dhe receten e tyre!Te pershendes!

  5. Neli

    Duke u kthyer tek kuzhina shqiptare, ju rekomandoj qe, kur te vini ne Tirane, te provoni nje restorant relativisht te ri, Vila Ambassador Chocolate, perballe Ambasades Amerikane. Aty gjeni kuzhine te vertete shqiptare dhe madje mund te porosisni nje pjate te perzier me japrak, dollma, imam bajalldi, byrek, etj. Une marr gjithmone edhe tarator per ta shoqeruar. Restoranti, megjithese ka kuzhine tradicionale, eshte mjaft elegant ne mobilim dhe sherbim. Cmimet jane pak mbi mesataren e zakonshme, por ia vlen per te nxjerre mallin e gjelleve te shtepise.

  6. falemderit por pata kohe do iki ta provoj:)

  7. Artan

    pershendetje me fale se nuk i njofe dhe aq mire keto erzat a mund te ma spjegoni pak me mire kete nenexhik te thate ju lutem po pati mundesi

  8. pershendetje Artan.nanexhikut ndryshe i thone mente.ne anglisht eshte mint.

  9. Artan

    mire eni te falenderoj dhe kalofshe nje vere sa me te bukur mirupafshim

  10. te lutem Artan

  11. yumm, leng per goje pom shkon

  12. sapo hyra ne kete web adrese dhe po me pelqeka shume. te pershendes yummania

  13. ela

    te falenderoj per recetat e kendshme dhe te thjeshta qe na rekomnadon….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Proudly powered by WordPress Theme: Adventure Journal by Contexture International.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 222 other followers

%d bloggers like this: