Sot po ndaj me ju receten e jufkave te pergatitura ne shtepi nga ime me:)
Per ata qe nuk e dine se cfare jane jufkat : Petë brumi të gatuara zakonisht me vezë, të thara në diell dhe të copëtuara, që përgatiten si zahire për dimër; petë, petarishte, petka.
Per pergatitjen e tyre u perdoren:
7 te verdha veze dhe nje veze tjeter e plote (me gjithe te bardhen dhe te verdhen)
1 kg miell
qumesht me sy teksa zihet brumi
Perzijini asortimentet e permendura si me siper per te bere brumin.Lijeni brumin te vije me pare.Me pas ndajeni ate ne kulece te vegjel.
Me ndihmen e niseshtese , hapeni cdo kulac ne nje forme pete relativisht te madhe si ajo qe shihni ne foto(pak a shume sa petat e ish tepsive 500-ce:).
Vazhdoni keshtu deri sa ti mbaroni petat.Cdo pete vijeni mbi nje carcaf dhe lijeni te thahet pak, por jo shume pasi veshtiresohet prerja e saj me vone.
Me tej mblidheni ne forme ruloje cdo pete dhe priteni ashtu sic e shihni dhe ne foto.

Me pas hapini fijet e prera vec e vec dhe vijini serish qe te thahen mbi carcaf.
Pasi te thahen mund ti ruani ne qese apo kuti .
Ju befshin mire!
































